Ekstradohet nga Athina për në Tiranë,42 vjeçari Sokol Sinani, i cili në vitin 1996 ishte dënuar me 24 vjet burg nga gjykata e Kukësit për krimin e vrasjes. Ekstradimi është bërë i mundur falë bashkëpunimit të Zyrës Qendrore Kombëtare të Interpolit në Tiranë dhe asaj të Athinës. Në aeroportin Nënë Tereza i dënuari i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
Shtetasi Sokol Sinani së bashku me vëllain e tij Afrim Sinani janë dënuar nga gjykata e rrethit Kukës për vrasjen e Naim Sinanit për motive hakmarrje. Bashkëpunimi mes zyrave të Interpolit të Tiranës dhe Athinës pati bërë të mundur arrestimin e të dënuarit më gusht 2011 në qytetin e Selanikut me qëllim ekstradimin në vendin tonë, i cili u bë sot i mundur.
Redaksia Online
(ak/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com