Mijëra të krishterë janë larguar nga Iraku, pasi militantët islamikë kapën Qaraqoshin, qytetin më të madh të pakicave krishtere.
Sipas dëshmitarëve, ekstremistët islamikë kanë dëbuar njerëzit duke djegur kishat dhe dorëshkrimet fetare.
Lajmi u dha nga një organizatë ndërkombëtare e krishterë e cila tha se të paktën 1 e katërta e të krishterëve kanë lënë Irakun, pas kërcënimeve të shumta. Qyteti i të krishterëve, Qaraqoshi strehonte rreth 50 mijë të krishterë dhe është i vendosur në juglindje të Mosulit.
Forcat e ISIS kanë konfiskuar pjesë pjesë të mëdha të Iraku dhe Sirisë për të krijuar të ashtuquajturin kalifat islamik.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com