Gjatë Luftës së Ftohtë, Jugosllavia ka dërguar mijëra mësues, mjekë, inxhinierë dhe profesionistë të tjerë që të punojnë në të gjithë cepat e botës. Tani, disa prej vendeve të ish-Jugosllavisë po bëhen të njohura për një tjetër eksport njerëzor, xhihadistë dhe mercenarë. Numrat e këtyre njerëzve duket se po rriten, me gjithë masat e ndërmarra në Bosnje e Hercegovinë, Kosovë dhe Serbi që të ndalohet ky trafik.
Më 8 gusht, një qytetar boshnjak, Emrah Fojnica, 23 vjeçar, e hodhi veten në erë gjatë një sulmi vetëvrasës në Irak, sulm ky i Shtetit Islamik që më parë njihej me emrin, Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit. Vetëm një ditë më pas, policia në Kosovë arrestoi 40 islamistë të dyshuar si radikalë gjatë një aksioni bastisjesh në 60 lokacione në të gjithë vendin. Personat e arrestuar akuzohen se kanë luftuar përgjatë militantëve ekstremistë në Siri dhe Irak.
Zyrtarët në Serbi në anën tjetër, vlerësojnë se dhjetëra serbë janë duke luftuar në të dyja anët e konfliktit në Ukrainën lindore. "Është e vështirë të thuhet se cili është numri në këtë moment”, thotë Millorad Mijatoviç, deputet i PSD.
“Nuk janë pak. Padyshim se fjala është për dhjetëra njerëz që kanë shkruar në zonat e luftës”, tha ai. Një raport i publikuar në muajin prill nga Qendra Ndërkombëtare për Studime të Radikalizmit në Londër, vlerëson se rreth 6 për qind e luftëtarëve të huaj në Irak dhe Siri janë me origjinë nga Ballkani. Kosova vlerëson se 200 qytetarë të saj kanë shkuar në Lindje të Mesme, ndërda në vend të dytë janë boshnjakët. Përfundimi i luftës i shqetëson ekspertët në Ballkan. “Kur të kthehen (mercenarët), një grup i njerëzve ky që paraqet kërcënim të vërtetë, jo vetëm për Serbinë por tërë rajonin, është duke u formuar”, paralajmëron analisti ushtarak serb, Bojan Dimitrijeviç.
Shkrimi u publikua në "Shqiptarja.com" (Print) më 19.08.2014
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com