Ekstremisti grek i shpallur 'non grata' në Shqipëri, thirrje 16 shoqatave minoritare: Ejani për të nderuar heroin tonë, Kacifas

Një nga personat e shpallur 'non grata' nga shteti Shqiptar Harallamb Karathanos me origjinë nga Dropulli, i njohur si ekstremist dhe antishqiptar, ditën e fundit ka bërë thirrje në rrjetet sociale që të mblidhen sa më shumë grekë për ceremoninë e përvjetorit të parë të vrasjes së ekstremistit Kostandinos Kacifas.

Karathanos një politikan i djathtë dhe ish kandidat i Partisë “Nea Dhimokratia" u ka bërë thirrje 16 shoqatave të minoritarëve në prezencë në Shqipëri që të mblidhen dhe të përkujtojnë Kacifasin.

"Do të jemi të pranishëm për të nderuar Heroin tonë!" shkruan ndër të tjera Karathanos teksa shpërndan edhe emrat e 7 shoqatave minoritare.

"NJOFTIM"
Ftesë shoqatave të Vorioepirit për të marrë pjesë në memorialin vjetor të Kostandin Katsifas për në Vouliarats.
Në vetëm pak ditë, mbushet një vit nga dita që vorioepirioti Konstantinos Katsifas u vra gjakftohtë nga forcat speciale shqiptare në kodrën e fshatit të tij, vetëm pak metra larg shtëpisë së tij në Vouliarat, në ditën e 28-të Tetorit.
Një vit më vonë, shteti shqiptar po gjen vazhdimisht justifikime për mos lëshimin e aktakuzës për vrasjen, ndërsa prindërit e tij jetojnë me një "PSE ?!"
Si shoqata të vorioepirioteve, ne ftojmë çdo Grekë dhe Greke të marrë pjesë në përkujtimorin vjetor të Konstantinos Katsifas, i cili do të mbahet në 26 Tetor 2019 në vendlindjen e tij, në Kishën e Shën Athanasius në orën 09:00 të mëngjesit. (lokale), në Vouliarats ku prehet dhe ruan Thermopilet , në bashku me Heronjtë e vitit 1940.
Deklarojmë prezentë.
Konstantinos Katsifas i pavdekshëm
1. Shoqata Vorioepiriotëve
2. Shoqata "Agios Athanasios"
3. Rinia e Vorioepiriotëve
4. Bashkimi i Himariotëve
5. Lëvizja për Rilindjen e Vorio-Epirit
6. Rinia e Komunës së Finikion
7. Federata e Vëllazërisë së Provincës Livadia, Epiri i Veriut
8. Shoqata Rinore e Epirit të Veriut Lefkadhas
9. Shoqata Vorio-Epirike e Thesalisë "O PYROS"
10. Shoqata e Vorioepirit të Zakynthos
11. Shoqata e Vorioepirit Bolos
12. Shoqata Dibrioton e Vorio-Epirit
13. Shoqata e Kostaristëve të Vorio-Epirit
14. Shoqata e Artistëve Vorio-Epir "EKAVI"
15. Vëllazëria Alikioton
16. Shoqata Mbarëkombëtare e Epirit Verior" është statusi që ka shpërndarë Karathanos.


Kujtojmë se Ministria e Brendshme e shpalli Karathanos,  nëntorin e një viti më parë “persona non grata” dhe t’u ndalojë për pasojë hyrjen në të ardhmen në territorin shqiptar 54 shtetas grekë, të cilët morën pjesë në ceremoninë mortore të Kostandin Kacifas, i cili mbeti i vrarë gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë në Bularat të Gjirokastrës.

Harallamb Karathanos pas ceremonis mortore të një viti më parë të Kacifas në Bularat organizoi një turmë të ardhur nga Greqia me autobusë për në ceremoninë e Konstandinos Kaçifas, të bllokonte për rreth 10 minuta, aksin nacional Gjirokastër-Kakavijë, duke shkaktuar kaos dhe trafik. 

I njëjti person ka shkaktuar tensione edhe në Himarë disa vite më parë, duke e cilësuar edhe këtë zonë si minoritare në funksion të tezës së Vorio-Epirit.

Ndërkohë në një prononcim për Report TV, në lidhje me përvjetorin e Kacifas ka reaguar edhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj i cili ka deklaruar se nuk ka vend për t'u shqetësuar. Më pas ai ka thënë se do të shtojë masat e sigurisë vetëm në rast nevoje në Bularat.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 23/10/2019 17:56

    Ajdeni se do u cojm te kullosni dimer e behar!

    Përgjigju
  • Proka: 23/10/2019 13:28

    Ella malaga gerata, nuk kemi vdekur qe te na nencmoni ne Atdheun tone, mjafte kemi duruar, tani populli Shqiptare duhet te ju tregoje drejtimin grekeve ekstremiste,ta dine se edhe ne kemi ushtare qe japin jeten per Shqiperi.

    Përgjigju
  • Babis KARi Thanos: 23/10/2019 10:52

    Ka te drejt. Une do e nderoja me Titullin KARi Dropullit

    Përgjigju
  • populli: 23/10/2019 10:04

    perse se ngrije zerin ne kohe te enverit more pusht.. te varte perej llape ne mes te sheshit.. bete qejf me keto spurdhjake politikane qe shiten dete e toka per ne dem te ketij vendi qe i veshi qe i mbadhi qe i dendi

    Përgjigju
  • Hasani: 23/10/2019 09:02

    Ska Erdogan Shqiperia qe tjua vere grekeve kufirin te thana.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë