Mbyllet Superliga, festë në Durrës dhe trishtim në Shkodër! Teuta, kampione e Shqipërisë pas 27 vitesh, shkatërron Apoloninë! Bylis bie në kategorinë e parë

Teuta është shpallur kampione e Shqipërisë, duke siguruar titullin në javën e fundit falë fitores spektakolare 6-1 kundër Apolonisë. Pikërisht rezultati i thellë i dha avantazhin ‘djemve të detit’, pasi sezonin e mbyllën me pikë të barabarta me Vllazninë, që fitoi 2-0 kundër Laçit.

Për Teutën ky ishte trofeu i dytë në histori që vjen pas 27 vitesh, ndërsa u festua me afro një mijë tifoz që ishin në tribunën kryesore të stadiumit pavarësisht se nuk lejoheshin.

Ndërkohë pavarësisht se humbën kampionatin për shkak të golavarazhit tifozët e Vllaznisë i kanë duartrokitur futbollistët dhe i kanë përgëzuar si të kishin marrë titullin.

Pas fitores me Laçin përfaqësuesit e klubit kanë hedhur edhe aludime për fitoren tenistike të Teutës kundër Apolonisë.

Në javën e fundit u qartësua gjithçka edhe për fundin e tabelës. Për shkak të humbjes 2-4 kundër Partizanit Bylis zbret një kategori më poshtë, ndërsa Kastrioti shkon në ‘play-off’ edhe si pasojë e fitores 1-2 kundër Kukësit.

Para ndeshjeve kishte mjaft ekuacione përsa i përket skuadrës fituese edhe pse Teuta ishte  dukshëm e avantazhuar. Durrsakët që udhëheqnin kampionatin me 63 pikë, po aq sa Vllaznia e vendit të dytë, duhet të mposhtnin Apoloninë për t’u shpallur kampionë.

Gjithsesi situata komplikohet nëse këtë e bën edhe Vllaznia, që duhet theksuar se ka një rival të fortë përballë siç është Laçi. Në raport me Teutën disavantazhi i Vllaznisë është vetëm një gol në golavarazh, ndaj shumë llogario janë në lojë. Në rast se Teuta fiton 1-0 dhe Vllaznia 2-0 atëherë kampion shpallen shkodranët për faktin se janë skuadra që kanë shënuar më shumë në raport me durrsakët.

Gjithsesi këto dy skuadra nuk janë të vetmet të cilat mund ta fitojnë Superligë në javën e fundit. Në lojë është edhe Partizani, që për t’ia dalë i duhen dy barazime në ndeshjet e lartpërmendura. Të kuqve të vendit të tretë i bën punë edhe barazimi i Teutës i kombinuar me humbjen e Vllaznisë. Partizani ditën e sotme luan me Bylisin, që nga ana tjetër kërkon pikët për të mbijetuar në Superiore.

Edhe pse shumë të pakta matematika e mban në lojë edhe Laçin. Në rast fitoreje me Vllazninë kurbinasave i duhet barazimi ose humbje e Teutës, por edhe e Partizanit.

 

Festa e KF TEUTES

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:39
Superliga/ Teuta po shkon drejt triumfit, fiton edhe Vllaznia

 

Në javën e fundit të kampionatit ku 'në frymën e fundit' do të kemi edhe kampionin janë duke u luajtur pjesët e para. 

Në Durrës e kanë nisur vrullshëm drejt kampionatit të dytë në histori. Durrsakët e kanë trenin e fundit me Apoloninë dhe duhet të fitojnë me një gol më shumë në çdo rast nëse Vllaznia.

Deri tani Teuta po fiton me rezultatin 2-1 ndërsa Vllaznia po fiton  ngushtë 1-0 me Laçin.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Spartaku: 26/05/2021 20:59

    N'fakt trishtim ka n'Tirane tek partizani

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën