Sot është ekuinoksi i vjeshtës në disa nga vendet e hemisferës veriore. Por ajo që është e çuditshme është fakti se zyrtarisht stina e verës përfundon në orën 10.21 të mëngjesit.Në disa nga lokalitetet e hemisferës veriore për shkak të një fenomenti atmosferik të quajtur “ përthyerja e atmosferës” drita e diellit është parë pak minuta para se ai të lindë. Kjo do të thotë që sot në Itali, dita do të jetë disa minuta më e gjatë se sa nata. Barazimi i vërtetë mes ditës dhe natës do të arrihet në datat 25 dhe 28 shtator.
Për ata që jetojnë në Polin e Jugut, sot është dita e parë e dritës në 6 muaj, që korrespondon me ditën e parë të pranverës. Sakaq për ata që jetojnë në Polin e Veriut është dita e para pa dritën e diellit, e cila do të kthehet pas 6 muajsh.
Ekunoksi i vjeshtës ashtu si ai i prannverës dhe dy solsticet ndodhin në një moment të saktë që është ai kur astronomikisht fillon stina e rradhës. Ai moment mund të variojë nga viti në vit, në harkun e disa ditëve për shkak të kohëzgjatjes së ndryshme të vitit diellor dhe atij kalendarikë. Në Itali mes 20 dhe 21 marsit nis pranvera. 20-21 qershorit nis vera, 22 e 23 shtatorit nis vjeshta dhe 21 e 22 dhjetor nis dimri.
Redaksia online
(u.s/shqiptarja.,com)