Ekuipazhi i Artemis II ka raportar një erë djegieje që vinte nga tualeti i anijes së tyre, Orion.
Kontrollorët e fluturimit fillimisht dyshuan se era mund të vinte nga izolimi në derën e zonës së higjienës së tualetit dhe nuk u shqetësuan për këtë.
Astronautët u përgjigjën se nuk dukej të ishte ai burimi, por se era i ngjante ndezjes së një ngrohësi elektrik të vjetër që nuk është përdorur për një kohë të gjatë. Kontrolli vazhdoi të vlerësonte situatën, ndërsa ekuipazhit iu konfirmua që të vijonte ta përdorte tualetin.
Pas disa orësh, anija mundi më në fund të shkarkonte sërish ujërat e ndotura në hapësirë, duke i lejuar katër astronautët e Artemis II të ndalojnë përdorimin e qeseve emergjente kur kanë nevojë të urinojnë.
Kulla e kontrollit i kërkoi ekuipazhit të fillonte përdorimin e qeseve emergjente. Kontrollorët e fluturimit dyshuan se bllokimi ndodhi për shkak të ngrirjes së akullit dhe kaluan orë të tëra duke orientuar portën drejt diellit dhe duke përdorur ngrohës për të shkrirë çdo grumbullim.
Kjo punë duket se pati sukses, dhe Orion realizoi me sukses shkarkimin e parë të ujërave të ndotura.
Komente



