Ekzekutimet mafioze në Shqipëri/ Arqipeshkvi Massafra: Shumë nëna vuajnë sot, iu është thyer zemra! (VIDEO)

SHKODËR- Vrasjet e ndodhura në Shqipëri, së fundmi e Hekuran Billës, këto ditë kanë tronditur edhe kishën katolike. Arqipeshkëvi i Shkodrës Angelo Massafra gjatë meshës së shenjtë për festën e Shna Ndout në rrënojat e kishës së Shën Gjonit në fshatin Rrashkullaj të Malësisë së Madhe dënoi vrasjet e ndodhura në vendin tonë në një hark kohor të shkurtër.

Arqipeshkëvi iu drejtua besimtarëve duke thënë se askush nuk duhet të hakmerret, hakmarrja e Zotit është dashuria dhe falja. Ai foli edhe për një fenomen tjetër që është braktisja e prindërve nga fëmijët e tyreGjatë predikimit të tij, arqipeshkëvi i Shkodrës dënoi edhe korrupsionin në shëndetësi

“Kujtojmë vrasjet e fundit, ato nëna vuajnë si zonja Mëri, u janë thyer zemrat. Hakmarrja është fitorja e dashurisë, fillimi i drejtësisë, jo me i bërë të keqen atij që na ka bërë të keqe, të vrasësh atë që të ka vrarë. E sot sa nëna vuajnë për shumë arsye, fëmijët ikin jashtë, se ndoshta ju gjyshër jeni braktisur. Nuk është e drejtë që fëmijët të braktisin nënat, ju prindër më të moshuar keni dhënë gjak për ushqyer fëmijët dhe sot besojmë jemi hero se branoni braktisjen për një të ardhme më të mirë”, tha arqipeshkvi Massafra.

Sot është dita e Shna Ndout që përkon me përmbylljen e 13 të martave duke iu lutur Zotit në një objekt kulti ndër më të rëndësishmit në aspektin kulturor, historik dhe të besimit siç është kisha shekullore e Shën Gjonit në Rrashkullaj.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Përkujtohet 80-vjetori i betejës së Margëlliçit, Balla: Askush mos guxoj të përdhosë historinë dhe të rivrasë të rënët tanë

Përkujtohet 80-vjetori i betejës së Margëlliçit, Balla: Askush mos guxoj të përdhosë historinë dhe të rivrasë të rënët tanë