TIRANË- Pista kryesore ku po hetohet për ekzekutimin e Hekuran Billës, dy ditë më parë, është hakmarrja!

Burime për Report Tv bëjnë me dije se është shpallur në kërkim, Viktor Marku, vëllai i 22-vjeçarit Prel Marku, i vrarë nga Hekuran Billa, në vitin 2006, në Angli, për të cilën ishte dënuar me burg.

Dyshimet kryesore bien mbi të, e për pasojë policia ka shkuar në shtëpinë e Marku për ta marrë në pyetje, por ai nuk është gjetur. Për këtë arsye, uniformat blu kanë shpallur në kërkim Viktor Markun për verifikim dhe për t’u marrë në pyetje lidhur me pasi ende nuk ka fakte dhe prova që ta ketë kryer ai atentatin.

Hekuran Billa u ekzekutua rreth orën 22:00 të së premtes te Komuna e Parisit, pranë qendrët regtare Kristal. Fillimisht, nga banorët u raportua si aksident për shkak se nuk pati të shtëna me armë dhe viktima në tentativë për t'iu shpëtuar atentatorëve, manovroi me makinën e tij tip BMW X6 duke u përplasur me dy makina të parkuara. Atentatori u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ku pak minuta më vonë në Pezë të Vogël, u gjet dhe makina e djegur që përdorën autorët për t'u larguar. Report Tv ka siguruar videon nga kamerat e sigurisë së zonës ku shfaqet momenti i ekzekutimit të 40-vjeçari

Kush ishte Hekuran Billa? Report Tv mëson se Hekuran Billa, i njohur ndryshe si Herland Bilali, është një emër i njohur për drejtësinë angleze. Ai është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Prel Markut, ngjarje e ndodhur në 2006. Ai u shpall fajtor për tre akuza, “Vrasje” , “Vrasje mbetur ne tentative" dy herë si dhe “Plagosje me dashje". Ekzekutimi tij ka sjellë nxjerrjen në dritë dhe rastin e një të dënuar me burgim të përjetshëm, por që çuditërisht shëtiste i lirë dhe me BMË X6, në Shqipëri.  Hekuran Billa ishte i dënuar me burgim të përjetshëm për akuzën e “Vrasjes në rrethana cilësuese ndaj 22 vjeçarit Prel Marku dhe plagosjen e rëndë të Musa Rrahmanit dhe një personi tjetër. Më pas Billa është deportuar nga Anglia në Shqipëri me qëllim vuajtjen e dënimit me burg përjetë në Shqipëri. Në muajin korrik 2016 është rrëzuar në Apel nga treshja e gjyqtarëve Fatmira Hajdari, Lefter Jahja dhe Shkëlqim Mustafa, duke e dënuar Hekuran Billan përfundimisht me 25 vite burgim. Por në 22 shkurt 2019, gjyqtarja e Krujës Enkelejda Hoxha ka vendosur, lirimin me kusht duke i falur 5 vjet e 2 muaj e 11 ditë burgim, pas disa uljesh dënimesh i i kishte bërë gjatë këtyre viteve. Në janar të 2020 Hekuran Billa kishte hapur dhe një biznes në Tiranë për dhënien e makinave me qira. Ndërkohë mësohet se kishte miqësi dhe me disa personazhe të showbizit shqiptarë, mes të cilëve njihej dhe me pseudonimin “Land daja OTR’.

Hekuran Billa dhe Prel Marku