Ekzekutimi i babë e bir në Elbasan në 2012, përplasen në gjykatë i penduari i drejtësisë e Ardian Çapja! Bardhi: Ja si më porositën, i vrava për para! Çapja: Mashtrues ordiner

Me statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Ervis Bardhi vijon të dëshmojë në procesin ndaj Ardian Çapjes dhe personave të tjerë që akuzohen nga SPAK për vrasjen e Gentian e Nezir Beqirit në 2012. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, bën me dije se në seancën që është duke u zhvilluar sot në GJKKO, Bardhi dha detaje nga mënyra se si ishte njohur me Gentian Beqirin në qelitë e burgut të Peqinit, në krijimin e miqësisë me të dhe vizitat e herëpashershme në shtëpinë e Beqirit. Ai sqaroi edhe marrjen e porosisë për ekzekutimin e tij nga Ardian e Florenc Çapja deri në ditën e ekzekutimit.

Ai thotë se ka pasur tre takime me Florenc dhe Ardian Çapjen.

“Ardiani me tha kush shkon atje lart tek Gent Beqiri do vritet. E pranova ta vrisja me Olsi Lekun vetëm për leket. S’kisha asnjë konflikt me Beqirin”, ka thënë ai.

Ndërkohë që i pranishëm në seancë i akuzuari Ardian Çapja ka thënë se Ervis Bardhi është mashtrues ordiner dhe gënjen vazhdimisht. I penduari i drejtësisë Bardhi e nisi dëshminë e tij seancën e kaluar. Ai nisi deklarimet e tij para gjykatës duke i kërkuar ndjesë nënës së Gentian Beqirit. Ai ka theksuar se Etjen Canin dhe Olsi Lekun i ka njohur pasi i kishte çuna të lagjes. Ndërsa për Gentian Beqirin e ka njohur gjatë kohës kur ai ishte arrestuar në 2010 kur ishte duke shlyer dënimin me 8 muaj burg për armë mbajte pa leje. I penduari thekson se nuk e njihte nga afër Gentianin, por që e ka takuar nëpërmjet personave të tjerë që ndodheshin në burgun e Peqinit.

Ai ka vijuar rrëfimin e tij duke treguar se çdo gjë që ka ndodhur në ditën e ngjarjes. Barthi tha para togave të zeza se së bashku me Olsi Lekun kishin konsumuar kokainë dhe alkool ditën e ngjarjes. Në momentin që ka hapur zjarr në ambientet e banesës së Gentianit, plumbi i parë e ka kapur në faqe. Më pas arma i është bllokuar dhe në panik e ka tërhequr këmbëzën sërish duke e qëlluar 3 herë. Ndërkohë Olsi Leku që e shoqëronte, pasi ka goditur të atin e Gentianit i ka marrë frymën atij me jastëk.

Si ndodhi vrasja e Gentian dhe Nezir Beqirit?
Ata u vranë në banesën e tyre, ku Gentian Beqiri allias Ardian Meta ishte në ‘arrest shtëpie’ dhe ruhej me dy policë në derën e shtëpisë, pasi akuzohej si autor i vrasjes së biznesmenit të njohur Sokol Çapja, ngjarje kjo e ndodhur në dhjetor të vitit 2005.

Vrasja e Gentian Beqirit, është kryer në ambientet e brendshme të banesës së tij, që ndodhet në lagjen “Sporti i vjetër” në Elbasan, ku teksa qëndronte i shtrirë në krevat pasi ishte i paralizuar është qëlluar për vdekje me 7 plumba të një pistolete me silenciator. Ndërsa babai i tij u rrah barbarisht deri në vdekje me sende të forta, duke pësuar fraktura në 6 brinjë dhe hemorragji në tru dhe në mëlçi. Kjo ndodhi ndërkohë që jashtë derës së shtëpisë ruanin dy efektivët e policisë, të cilët u akuzuan më pas për “Shpërdorim detyre”.

Përplasjet mes fiseve në Elbasan
26.12.2005 vritet Sokol Çapja
28.05.2006 vritet Ardian Ibrahimi
15.08.2012 vritet Gentian Beqiraj
15.08.2012 vritet Nezir Beqiraj
16.08.2012 plagoset Fadil Mema
13.03.2015 vritet Fadil Mema
03.02.2016 vritet Eno Badelli
03.02.2016 vritet Ardit Sinakolli
03.02.2016 vritet Agron Çapja

 

K.T./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tani: 01/06/2022 17:24

    Nje gje se kuptoj ktu! Pse jane ne konflikt me suel celen e grupin e vet Se kto jane nga 20-30 vjec.. Kurse çapajt 40-60 vjec!!!

    Përgjigju
    • 099999: 27/06/2022 07:52

      I vun suelit gjobe

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

REHAU i prezantoi dritaret e të ardhmes: Pamje drejt një bote më të bukur, më të sigurtë dhe të qëndrueshme

REHAU i prezantoi dritaret e të ardhmes: Pamje drejt një bote më të bukur, më të sigurtë dhe të qëndrueshme