Atentati te Kthesa e Rinasit/ Zbardhet itinerari i Iljaz Çalit para se të ekzekutohej, u vra me 1 plumb! Borxhliu: I kam 350 mijë €, jo 1 mln euro, s’jam autori

Akuzat e familjarëve të Iljaz Çalit, i ekzekutuar 2 ditë më parë, se vrasësi duhet të kërkohet tek personat që i kishin marrë borxh 37-vjeçarit, ka fokusuar policinë në hetimin e tyre, pasi pistë hetimi është pikërisht biznesi i tij i kromit. Grupi hetimor ka marrë në pyetje të paktën dhjetë persona, katër prej të cilëve janë të dyshuar dhe mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes. Në pyetje është marrë edhe 50-vjeçari Rrahim Dedja për të cilin familjarët e viktimës pretendojnë se u ka rreth 1 milion euro borxh. Iljaz Çali kishte një biznesi kromi në bashkëpronësi me të vëllanë që prej janarit 2011.

Gazetari i Report Tv, Sokol Dema ka zbardhur dëshminë e 50-vjeçarit para hetuesve, i cili ka thënë se i kishte viktimës 350 mijë euro për shfrytëzimin e minierës së kromit, ndërsa ka mohuar që të ketë lidhje me vrasjen.

'Viktimës i kisha 350 mijë euro borxh pasi i kisha marrë minierën e kromit në Bulqizë për të punuar. Kromi vijon të jetë ende në galeri dhe nuk është hequr që andej. Nuk kam lidhje me vrasjen dhe mbrëmjen e së dielës isha në banesë", ka thënë para hetuesve 50-vjeçari.

Policia ka nisur monitorimin e kamerave të sigurisë në Tiranë për të bërë të mundur verifikimin se ku ka  lëvizur Iljaz Çali. Sipas GPS-it të makinës Çali ka ndalur në një fast-food në rrugën e Elbasanit dhe më pas është nisur drejt Saukut dhe është futur në Unazën e Madhe. Përmes Unazës Çali ka kaluar në sheshin ‘Shqiponja’ dhe është futur në autostradë. Disa kilometra më pas është ekzekutuar.

Një ditë më parë vëllai i viktimës, Zeqir Çali tha se ata si familje nuk kanë hasmëri me askënd, por u kanë borxh persona të tretë një shumë prej 1 mln dollarë. Në dëshminë e tij, ai përmendi edhe 50-vjeçarin Rrahim Dedja , ku thotë se u ka borxh 1 milionë dollarë për shfrytëzimin e minierës së kromit.

Iljaz Çali u ekzekutua brenda mjetit të tij "Land Rover" mbrëmjen e 3 prillit, ndërsa edhe nuk ka një autor për ngjarjen. Autorët i kanë dalë paralel mjetit të 37-vjeçarit në autostradën Tiranë-Durrës pranë kthesës së Rinasit dhe kanë qëlluar me kallashnikov. Në vendin e ngjarjes nuk është gjetur asnjë gëzhojë çka tregon se autorët kanë qëlluar nga brenda makinës duke mos lënë gjurmë në vendin e ngjarjes.

Para se të ndodhte krimi, Iljaz Çali kishte ardhur në Tiranë për të blerë ushqime për familjen dhe në mjetin me të cilin lëvizte janë gjetur vetëm ushqime dhe asnjë send i paligjshëm. Koincidencë në këtë histori është se në të njëjtën ditë në 2014 atij i kanë varë mikun e ngushtë, Gjin Nika, i cili gjithashtu kishte edhe një biznes kromi, ndërsa dyshohej se ishte edhe vrasës me pagesë. 

1649154039_1649151344iljazcali.jpg

Iljaz Çali

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:32
Atentati te Kthesa e Rinasit/ Kush është Rrahim Dedja, që vëllai i viktimës tha se i kishte 1 mln euro borxh, në 2021 u përgjua teksa korruptonte prokurorin për të liruar të vëllanë

1649169449_20220404211602.jpg

Report Tv ka mësuar se personi për të cilin vëllai i Iljaz Çalit, Zeqir Çali ka rrëfyer si i ka borxh një shumë prej 1 milion euro është Rrahim Dedja. Ky i fundit nuk është një emër i panjohur për policinë shqiptare. Kjo pasi në korrik të 2021, ai ka blerë prokurorin e Kukësit, Edmond Karriqi i cili pas skandalit u pezullua nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Nga sa mësohet, Rrahim Dedja i ka dhënë 2 mijë euro ryshfet prokurorit për të liruar vëllanë e tij, Ramadan Dedja. Rrahim Dedja në 21 nëntor 2019 ka ndërhyre te sekseri Isuf Gega që të ndërhynte te prokurori Karriqi për të lehtësuar masën.

Përgjimet në 2021
Në datën 29.11.2019 Dritan Dedja bisedon në telefon me shtetasin Rrahim Dedja të cilit i thotë se “të hënën do ia çojmë, përderisa i ka kërkuar të hënën, të martën mund t’i qisi ata”…, “thashë të hënën, do i çojmë, me i çu lekët”… “t’i mbledhim ata të tjerët”.

Shtetasi Rrahim Dedja i komunikon se lekët janë gati dhe se lekët nuk janë duke i mbajtur. Sipas kalendarit, dita e hënë përkon me datën 02.12.2019. Në datën 02.12.2019, Dritan Dedja ka shkuar në Kavajë dhe është takuar me Isuf Gegën.

Në datën 02.12.2019, ora 11:50 Dritan Dedja është takuar në Kavajë dhe është ulur në të njëjtën tavolinë me Isuf Gegën. më pas Isuf Gega ka dalë nga lokali dhe ka shkuar në orën 12:10 në një tjetër lokal dhe është ulur në të njëjtën tavolinë me prokurorin Edmond Kariqi. Pas rreth 10 minutash në lokalin e mësipërm ka shkuar edhe vetë Dritan Dedja, i cili është ulur në të njëjtën tavolinë me Isuf Gegën dhe Edmond Kariqin, të cilët qëndrojnë së bashku rreth 20 minuta, ku biseda është koj:

D.Dedja: mos e rr…k… tha, nesër shkojnë ato, ditën e mërkurë e ke bobin e ke aty, ke shpaja.

Rr.Dedja: Sigurtë?

D.Dedja: Po, nesër e sigurtë mo, për çar i kërkun ato

Rr.Dedja: Hajt mirë, ia çove krejt ti?

D.Dedja: Krejt, krejt.

Rr. Dedja: Hajt bukur, çao.

D.Dedja: T’gjitha, hajt.

I.K/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • kromi ne miniere: 06/04/2022 18:47

    ky qaf trashi qe thot qe ka qene ne shtepi dhe nuk ka dore ne vrasje nuk ma mer mendja qe esht pa faj.cdo dite e darke keta tipat jane verdalle neper lokale o duke levizur parate e medhaja qe kane e ate nate qe behet krimi ka qene ne shtepi ku deshmitare ka familjaret ose ka qene vetem shohin shum filma policeske keta por nuk i shohin deri ne fund kur gjejne fajtorin

    Përgjigju
  • Loni: 05/04/2022 11:52

    1 milion dollar apo euro se nuk Po kuptoj!? Pastaj pista qendron e zgjidh organi akuzes se kush por besoj minierat I kontrollon vetem dikush ne Tirone te tjeret Jan pa lidhje!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës