TIRANË- Ekzekutimi me armë zjarri brenda makinës së tij një ditë më parë e Iljaz Çalit mbetet ende e paqartë dhe e mjegull, ndërsa ende nuk ka autor për këtë krim. Report Tv ka zbuluar detaje të reja se Iljaz Çali kishte një biznesi kromi. 37-vjeçari rezultonte të kishte një biznes të përpunimit të kromit që prej janarit 2011, ku disponon 50 % të aksioneve në kompani Çali-Metal. Kompania ushtron aktivitet nga një zyrë në fshatin Nikël të Fushë-Krujës, dhe 50 për qind te aksioneve i zotëron i vëllai Zeqir Çali.

Një nga pistat e hetimit është pikërisht biznesi i tij, pasi referuar dëshmisë së vëllait të viktimës, Zeqir Çali ata si familje nuk kanë hasmëri me askënd, por u kanë borxh persona të tretë një shumë prej 1 mln dollarë. Në dëshminë e tij, ai përmend edhe një person me iniciale RR.D  , ku thotë se 3 vite më parë u ka borxh 1 milionë dollarë  për një person të 2400 tonëve krom.

"Ne si familje nuk kemi hasmëri, por një borxh  që shtetasi RR.D  na ka prej tre viteve në vlerën e tregut prej 1 milionë dollar  për sasinë e 2400 tonëve krom", mësohet të ketë thënë vëllai.

Koincidencë në këtë histori është se në të njëjtën ditë më 2 prill të 2014 atij i kanë varë mikun e ngushtë, Gjin Nika, i cili gjithashtu kishte edhe një biznes kromi, ndërsa dyshohej se ishte edhe vrasës me pagesë. Pistat e hetimit për ekzekutimin e Iljaz Çalës janë ajo e larjes së hesapeve por edhe ajo e konfliktit për biznesin e kromit.

Iljaz Çali ka qenë duke lëvizur në autostradë në anën e shpejtësisë, ndërsa makina e autorëve i ka dal paralel dhe ka qëlluar me breshëri kallashnikovi. Mjeti 'Land Rover' që po udhëtonte Çali ka ecur për rreth 80 apo 100 metër dhe ka përplasur trafik-ndarësen.  Report Tv mëson se vendin e ngjarjes nuk është gjetur asnjë gëzhojë dhe dosja ende nuk është referuar në prokurori. Fakti që nuk është gjetur ansjë gëzhojë tregon se autorët, që kanw qenë 2, drejtuesi dhe ekzekutori, kanë qëlluar nga brenda makinës duke mos lënë gjurmë në vendin e ngjarjes. Gjithashtu në makinën e viktimës 'Land Rover' nuk është gjetur armë apo sende të tjera të paligjshme.

Vrasja ndodhi mbrëmjen e djeshme pranë  kthesës së Rinasit, ku Iljaz Çali, 37 vjeç u ekzekutua me armë zjarri teksa po lëvizte me mjetin e tip "Land Rover"  me targa  AB 988 AS.  

Trupi i pajetë u gjet brenda mjetit i vetëm,  por nuk përjashtohet mundësia që në mjet të ketë qenë edhe një person tjetër, për shkak se dera e pasagjerit ka qenë e hapur. Për këtë policia ka nisur hetimet dhe kontrollet në spitale për të plagosur. Iljaz Çali ishte besimtar mysliman dhe frekuentonte rregullisht xhaminë.  

Grupi hetimor vijon të mbledh prova nga makina e viktimës për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve.

 

Biznesi në emrin e tij 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:07
U vra dje brenda në makinë te kthesa e Rinasit, viktimës i kishin borxh 1 mln dollarë! Zbardhet dëshmia e të vëllait

 

Dëshmia e të vëllait të Iljaz Çalit, Zeqir Çali, do të shërbejë si një pistë e rëndësishme e hetimeve për ekzekutimin e të riut mbrëmjen e djeshme pranë kthesës së Rinasit. Në dëshminë përpara uniformave blu, ai është shprehur se nuk ka pasur asnjë hasmëri si familje, por përmend një borxh që i kanë persona të tretë që kap vlerën e 1 mln dollarë. Bëhet fjalë për një sasi të shitur prej 2400 tonëve krom nga biznesi që 2 vëllezërit dispononin, "Çali-Metal".

"Ne si familje nuk kemi hasmëri, por një borxh  që shtetasi RR.D  na ka prej tre viteve në vlerën e tregut prej 1 milionë dollar  për sasinë e 2400 tonëve krom", mësohet të ketë thënë vëllai.

Ora 13:08
E bërë ‘shoshë’ nga plumbat, ja makina ku u vra Iljaz Çali! Ekspertët marrin provat

 

Në foto duket  “Land Roveri” ku u vra mbrëmë Iliaz Çali mbrëmjen e djeshme në autostradën Tiranë-Durrës. Në fotot e publikuara nga LSA, shihen ekspertë të policisë teksa po kryejnë ekspertizat përkatëse mbi mjetin e bërë shoshë nga plumbat.

Me dorezë në duar dhe mjetet përkatëse, ata këqyrin makinën nga afër dhe marrin të dhënat e duhura. Automjeti është bërë ‘shoshë’ nga plumbat.

 

Ora 11:27
Biznesmen kromi dhe vrasës me pagesë, kush ishte miku i ngushtë i i Iljaz Çalit i ekzekutuar 8 vite më parë

Më 3 prill 2022 në kthesën e Rinasit u ekzekutua me kallashnikov Iljaz Çali, i cili kishte një biznes kromi. 8 vite më parë më 2 prill 2014, Çalit i ekzekutuan me 30 plumba mikun e ngushtë, Gjin Nika edhe ai me biznes kromi, ndërsa dyshohej si vrasës me pagës dhe autorë i shumë krimeve të rënda. Nika u vra në Urën e Tapizës në Fushë Krujë vetëm një javë pasi ishtë liruar nga burgu. 

Gjin Nika dyshohej edhe si vrasës me pagesë dhe autori i ekzekutimit të biznesmenit të kromit, Hasan Talja. Emri i Gjin Nikës ka qenë edhe në listën e të dyshuarve për vrasjen e Shefqet Shehut në vitin 2013 në Bulqizë, ndërsa për të ka patur vetëm një dënim me 1 vit burg për plagosjen e Shkëlqim Shehut, vëllai i Shefqetit dhe falsifikim dokumentesh. Të gjitha vrasjet dyshohet se janë kryer për shkak të konflikteve në lidhje me menaxhimin e minierave të kromit në Bulqizë.

1649064173_gjinnika.jpg

Ora 11:09
Ekzekutimi i Iljaz Çalit, autorët i dolën paralel dhe e qëlluan me kallashnikov

1649049586_caliiljaz001.jpg

Iljaz Çali

Report Tv mëson se Iljaz Çali ka qenë duke lëvizur në autostradë në anën e shpejtësisë. Makina e autorëve i ka dal paralel dhe ka qëlluar me breshëri kallashnikovi.

Mjeti 'Land Rover' që po udhëtonte Çali ka ecur për rreth 80 apo 100 metër dhe ka përplasur trafik-ndarësen. Viktima po shkonte në shtëpi në Rinas të Ri kur u qëllua, ndërsa akoma është e paqartë ku kishte qenë gjatë darkës.

Makina e autorëve dyshohet se është larguar drejt Fushë Krujës, ndërsa asnjë gëzhojë nuk është gjetur në vendin e ngjarjes, ku autorët kanë qëlluar nga brenda mjetit pa lënë prova.