Ekzekutimi i Jurgen Kurtit, zbulohet 'puna' me vjehrrin që mund të ketë sjellë vrasjen e tij

Prokuroria dhe policia e Tiranës janë përqëndruar në dy pista hetimore për vrasjen e Jurgen Kurtit, ngjarje kjo e ndodhur mbrëmjen e hënës në Tiranë. Sipas burimeve të akuzës, një ndër pistat hetimore është ajo e përfshirjes së 26-vjeçarit në fajde.

Kjo pasi vjehrri i viktimës në Durrës njihet si person që jep para me fajde, veprimtari në të cilët kohët e fundit ishte përfshirë dhe Jurgen Kurti, i cili negocionte dhe kërcënonte borxhlintë për kthimin e shumave të parave që i kishin marë vjehrrit të tij.

Ndërkohë një tjetër pistë hetimore ku është përqëndruar prokuroria dhe policia e Tiranës është duke u hetuar në versionin e hakmarjes, pasi Kurti është përfshirë në vrasjen e babait të tij dhe shtetasit Agim Arapit në Durrës. Lidhur me vrasjen e Kurtit policia e Tiranës ka sekuestruar disa pamje filmike të zonës dhe 15 gëzhoja automatiku.

Ai u qëllua për vdekje disa herë me automatik nga dy persona,të maskuar. Kurti sapo kishte zbritur nga makina e tij dhe po kalonte trotuarin për t'u ngjitur në banesë kur ndaj tij u qëllua duke e lënë vdekur në vend.

Bizneset e Jurgen Kurtit

Ai kishte në pronësi të paktën 10 biznese të ndryshme, nga servis makinash te kompani për menaxhime dhe organizime eventesh, kjo pasi babai i tij kishte qenë një biznesmen i njohur në kryqytet. Jurgen Kurti u ekzekutua mbrëmë në Tiranë poshtë pallatit të tij teksa po shkonte në banesë ku jetonte me nënën, në zonën pran stadiumit "Selman Stermasi" në Tiranë. Persona ende të paidentifikuar nga policia, me maska dhe motor e qëlluan disa herë me armë duke e lënë të vdekur në vend.

Burime për Report TV bëjnë me dije se kanë qenë dy autorët që i kanë bërë prite të riut pranë banesës së tij dhe më pas e kanë qëlluar me breshëri plumbash duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 23 gëzhoja pistolete, duke lënë të kuptohet se autorët janë siguruar se i riu do të gjente vdekjen.

Kurti është akuzuar edhe për vrasjen e babait të tij në vitin 2016. Nëna dhe babai i tij ishin divorcuar, por ky i fundit mbërriti në banesën e tyre duke u konfliktuar me nënën. Nga përleshja, Artur Kurti mbeti i vrarë ndërsa u plagos daja i Jurgenit që ndodhej në banesë. Leonard Ristani mori autorësinë e krimit në kushtet e vetëmbrojtjes duke lënë kështu të lirë nipin e tij.Jurgen Kurti, i njohur si menaxher i VIP-ave, kishte në pronësinë e tij mbi 10 biznese, ndërkohë që spikaste jeta luksoze me makina të shtrenjta.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlora: 21/03/2019 12:50

    Mir ja ben ropqirit te vej lart ti laj kembet babait mase ja qin motren dhe atje lart kundo vej.

    Përgjigju
  • Degjoni ketu o figura: 20/03/2019 19:42

    Kush ka vra dote vriet askush nuk ta fal gjaku

    Përgjigju
  • Nardi: 20/03/2019 15:34

    Asnje trim nuk jeton me shume se 45 vjec. Ky sapo e paska kaluar mesin e moshes.

    Përgjigju
  • Alvanosi: 20/03/2019 12:40

    10 biznese dhe me banim ne pallat lagjeje te kohes se xhaxhit?

    Përgjigju
    • erion: 20/03/2019 17:21

      jo shoku jo se pallati ishte i ri tani vone ka mbaruar

  • Vone shume..: 20/03/2019 11:12

    Shume vone iku i shkreti..

    Përgjigju
    • Santa Quaranta: 21/03/2019 11:15

      Jo 10 por 100 aktivitete biznesi mund te shkruash ne QKR dhe keta thone qe ke 100 biznese pastaj! Dikush nga fillimi i kazanti shkarkoi informacionin ne QKR dhe se mos e verifikon njeri pastaj se cfare pune ben viktima.....

  • Bledi.dr: 20/03/2019 10:54

    Po koçi kur e ka rradhen??

    Përgjigju
    • Justice: 20/03/2019 18:10

      Koci dhe kocerit e tjere kte perfundim do kene,kte jete kerkojne.

    • $$$$$: 20/03/2019 16:19

      Me radh cuna me radh mos u nxitoni mishi te piqet e helli te digjet..

    • Berti: 20/03/2019 12:24

      Do hyje pa rradhe ai dhe i vellai kriminel qe vrane nje njeri te pambrojtur.

    • Dursi: 20/03/2019 11:31

      Ne behar nga gushti

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës