Ekzekutimi i Liridonës, zbardhet dëshmia e të arrestuarit të tretë, familjar i Murselit: Naimi më është lutur një vit që ta kryej vrasjen
Kushtrim Kokalla, Liridona dhe Naim Murseli, Granit Plava
Kushtrim Kokalla, i arrestuari i tretë si i dyshuar për përfshirje në vrasjen e Liridona Ademajt, ka pranuar se Naim Murseli e ka lutur atë prej afër një viti që ta kryejë vrasjen e 30-vjeçares.
Në dëshmitë e siguruara nga Paparaci, Kokalla ka deklaruar se Murseli e ka planifikuar edhe më herët vrasjen e gruas së tij, për çfarë i ka ofruar edhe para Kokallës.
Kokalla, pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe njëherësh familjar i Murselit, mohon të ketë pranuar këtë punë për çfarë thotë se i ka bërë thirrje që mos ta bëjë asnjëherë.
“Vlen të ceket se Naimi prej afër një viti mua më ka lutur që të e kryej këtë vrasje. Atëherë unë i kam thënë se nuk vjen në shprehje që të bëj këtë punë dhe mos më thuaj më asnjëherë”, thuhet në dëshminë e Kokallës.
Në dëshminë e tij, ai pranon se Naim Murseli e dorasi i dyshuar për vrasjen e Liridona Ademajt, Granit Plava, janë takuar përmes tij, por mohon që të ketë gisht në vrasjen e saj.
Ai jep detaje edhe për mënyrën e komunikimit mes Murselit e Plavës si dhe detaje tjera për ditën kritike të vrasjes së Liridona Ademajt dhe ditën e varrosjes së saj.
Ndërsa i arrestuari i katërt, Tom Dodaj, ka pranuar se ia ka shitur armën e krimit Naim Murselit 280 euro por se nuk ka dijeni që armën e donte për të vrarë gruan e tij.
S.S/B.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
27.4%
-
Jo
64.7%
-
Nuk e di
7.9%
Vota total: 1049
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dialogu Kosovë-Serbi, Sorensen konfirmohet si emisar, merr miratimin e ministrave të Jashtëm të BE, nis mandatin më 1 shkurt
27 Janar, 13:00
-
Kosovë/ Shtyhet seanca për vrasjen e Liridona Ademaj
27 Janar, 12:33
-
Kosovë/ Sot nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt
27 Janar, 09:38
-
Kosovë/ Aksident i rëndë në Mitrovicë-Pejë, 3 persona humbin jetën, 5 të lënduar! Katër prej tyre zyrtarë policorë
26 Janar, 21:29
-
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë ‘sulme politike’
26 Janar, 14:46
-
Ekonomia e Kosovës, shumë premtime, pak përparime
26 Janar, 11:15
-
U arrestua në Slloveni pas ekzekutimit të ukrainasit, Italia konfirmon provat për ish-ushtarakun shqiptar! Vrau edhe bashkëpunëtorin e drejtësisë në Lubjanë
25 Janar, 22:53
-
Fluks në Morinë, dhjetëra qytetarë drejt Brezovicës në Kosovë për të kaluar fundjavën në pistën e skive
25 Janar, 15:40
-
SHBA urdhëron pezullimin e ndihmës ndërkombëtare
25 Janar, 09:28
-
Ushtarët amerikanë të KFOR-it kryejnë patrullime në kufirin Kosovë-Serbi, për garantimin e një mjedisi të sigurt
24 Janar, 14:51
-
Trump në 'Shtëpinë e Bardhë', ish-ambasadori në SHBA: Do ketë qasje tjetër ndaj Kurtit! Filozofia e tij është larg Evropës
24 Janar, 14:06
-
Ilir Yzeiri: Sistemi ynë mbështetet te mediokriteti kolektiv
24 Janar, 12:20