Policia e Malit të Zi ka arritur të ndërtojë profilin e vrasësit të mafiozit Shakovic në Budva, përmes gjurmëve të AND-së që ekzekutori la pasi u përplas nga një taksi gjatë tentativës për tu larguar.
Vrasësi i Milic Minja Shakoviç të Podgoricës, në tentativë për tu larguar nga Budva, la gjurmët e gishtave në një taksi me të cilën u përplas jo shumë larg vendit të krimit.
Sipas “Vijesti policia kanë thënë se është gjetur profili i ADN-së së vrasësit, i cili do të krahasohet me bazat e policisë kombëtare dhe lokale. Shakoviç, një pjesëtar i lartë i klanit Skaljar u vra më 17 qershor rreth orës 23:30 në restorantin Korkovado në Budva.
Vrasësi iu afrua kur Shakovic, po darkonte me miq, dhe e qellloi paktën tetë herë në drejtim të tij nga pas. Tre plumba e preken në kokë në kokë dhe kur viktima ra në trotuar, vrasësi e qelloi edhe pesë herë herë nga një distancë prej gjysmë metri I veshur me xhinse, një këmishë të bardhë me mëngë të gjata, atlete të zeza me lidhëse të bardha dhe një kapele të bardhë në kokë, sulmuesi iku në hotelin “Mogren” dhe më pas në një shteg të ngushtë për në Gospoština.
Dyshohet se pikërisht në atë pjesë është përplasur nga një shofer taksie. Inspektorët gjithashtu shqyrtuan pamjet e vëzhgimit duke u përpjekur të kapnin lëvizjet e vrasësit dhe të zbulonin nëse ai kishte bashkëpunëtorë.
Komente

