
Gazetari i Report TV, Sokol Dema zbardh detaje të tjera lidhur me vrasjen e ndodhur mbrëmjen e 30 nëntorit në Elbasan, ku u vra me armë zjarri biznesmeni Mondi Mëhalla. Dy nga të arrestuarit, ish-ortaku Xhino Ago dhe roja i karburantit, Kujtim Pisha u lanë sot në burg nga gjykata e Elbasanit.
Ditën e ngjarjes, Mondi Mëhalla ka qenë në drekë me familjarët dhe nuk kishin shumë që ishin kthyer. Sapo ka lënë shtëpinë e nënës së tij, dhe ka hipur në makinën “Range Rover”, u qëllua për vdekje.
Policia e Elbasanit po punon për arrestimin e 2 personave të shpallur në kërkim, Marselo Arani, 32 vjeç, dhe Armando Kola, 35 vjeç, me të cilët dyshohet se ka pasur konflikte droge.
I treti i arrestuar, 29-vjeçari Nevzat Spaho, pritet të dalë në vijim për masë sigurie, ndërsa policia dyshon se mund të ketë jetë edhe ekzekutori, ndërsa janë në pritje të analizave të barutit nëpër duar, çka do të bënte provë të rëndësishme në hetime.
Lajmi kryesor:
Atentati në Elbasan, Mëhalla u vra poshtë shtëpisë së nënës! E moshuara dëgjoi të shtënat, telefonatë rojës së karburantit: Dil shih ç’ndodhi (Familja i beson ish-ortakut)







