Dritan Lorenci, ish punonjësi i policisë rrugore i cili u vra vetëm pak ditë më parë ende nuk e kishte fituar pafajësinë e tij për përfshirje në vrasjen e Endrit Bejtjas.

Gjykata e Lartë kishte kthyer për rishqyrtim çështjen në ngarkim të tij, ndonëse Gjykata e Lezhës e kishte shpallur atë të pafajshëm, ndërkohë që për Alban Dedën ka lënë në fuqi pafajësinë.


Vrasja e ish efektivit tani, duket se nuk është e rastësishme, pasi në muajin Nëntor Gjykata e Lartë rrëzoi pafajësinë e tij, që mund të jetë bërë shkak për ndonjë vetëgjyqësi të të afërmve të personit që ai ka vrarë në ambientet e Gjykatës në 14 Nëntor të vitit 2011.

Ndonëse policia nuk ka dhënë ndonjë version rreth kësaj skeme, “çudia” qëndron në faktin se, sapo Prokuroria ka bërë rekursin dhe Gjykata e Lartë ka rikthyer për shqyrtim çështjen, në muajin Nëntor të vitit të shkuar ndaj Lorencit, ai u vra në muajin dhjetor.

Gjykata e Lezhës kishte shpallur si të pafajshëm Lorencin dhe Alban Dedën, ndërkohë që pafajësia në Gjykatën e Lartë ka arritur të marrë formën përfundimtare vetëm për Dedën, ndërkohë që Lorenci u rikthye sërish në gjykatën e Lezhës, me pretendimin se ajo nuk ishte gjykuar siç duhej.
 
Por si ndodhi ngjarja në 14 Nëntor të vitit 2011?

Endrit Bejtja u telefonua dhe doli nga shtëpia për të mos u kthyer më.Bashkëshortja e tij kishte pak ditë që sapo kishte mbushur 20 vjeç dhe kishin djalin e vetëm L i cili ishte në atë kohë një foshnje vetëm 3 muajsh.Endri Betaj, 33 vjeç, u qëllua për vdekje brenda në Gjykatën e Lezhës, ku kishte shkuar për të asistuar në një proçes gjyqësor.

Ata kishin vite që presin drejtësi, por nuk ka një të dënuar, apo një autor për këtë krim me shumë dëshmitarë, përfshirë personelin e Gjykatës.

Një vit e gjysmë pas ngjarjes, Gjykata e Laçit shpalli të pafajshëm edhe Dritan Lorencin dhe Alban Dedën, dy të arrestuarit e tjerë për vrasjen e 33-vjeçarit.Dritan Lorenci ka qenë polic rrugor në momentin e ngjarjes.

Vrasja e Endri Betajt është bërë kur ai ka qenë në prangat e policit të cilit iu dorëzua. Dhe sipas raportit mjeko-ligjor, shkaku i vdekjes është shtrëngimi në fyt dhe mbytja.

Gjatë proçesit, Prokuroria kërkoi deklarimin fajtor dhe dënimin përkatësisht me 18 vite burg për policin rrugor Lorenci dhe 15 vite për të arrestuarin tjetër Alban Deda të akuzuar për vrasje në bashkëpunim të 33-vjeçarit Bejtja.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)