Ekzekutimi i Shkëlzen Kastratit, gjenden mbetje biologjike në makinën e autorëve, pritet ekspertiza! Automatiku i gjetur, me numër serie të fshirë

Automjeti i gjetur brenda territorit të Kamzës duket se do të jetë e vetmja provë për t’u dhënë drejtim hetimeve në lidhje me vrasjen e 42-vjeçarit Shkëlzen Kastrati në 1 shkurt, tek Ura e Sheqit të Vogël në Fier. Ky mjet është gjetur në oborrin e banesës së pronarit të saj, i cili është shpallur në kërkim. Ky i fundit e kishte blerë pak kohë më parë diku tjetër, pa një akt noterial shitjeje. Grupi hetimor është në pritje të ekspertizës së disa materialeve biologjike të gjetura brenda automjetit.

Burimet i thanë Report TV se bëhet fjalë për mbetje biologjike që janë konstatuar në mjet, fije floku dhe disa materiale të tjera, të cilat nuk bëhen me dije për shkak të sekretit hetimor. Rezultati i tyre do të thotë shumë për grupin hetimor, pasi i jep mundësi për sigurimin e provave shkencore për përfshirje individësh që kanë qenë ose bashkëpunëtorë në atentat, ose autorë. Pavarësisht se Policia akoma nuk ka asnjë provë për identifikimin e autorëve, dyshime të forta janë hedhur për hartën e veprimeve se mund të jemi mes Kamzës dhe Fushë-Krujës. Kjo e fundit njihet për përbërjen e disa prej grupeve kriminale më të njohura.

Automjeti që dogjën autorët e ngjarjes vetëm pak çaste pas vrasjes, sipas burimeve, rezulton të ketë hyrë në territorin shqiptar akoma pa u denoncuar në Greqi. Për këtë arsye, kalimi ka qenë i rregullt dhe nuk është konstatuar në kufirin greko-shqiptar. Arma e gjetur në brendësi të Range Roverit, modeli automatik scorpions me selenciator, pas analizimit ka rezultuar pa numrin e tij unik. Autorët e vrasjes e kanë fshirë dhe grupi hetimor nuk ka arritur të siguroj detaje të tij.

Shkëlzen Kastrati u ekzekutua me dy plumba, njërin prej tyre në kokë, paraditen e së hënës. Të gjitha hetimet janë përqendruar tek hakmarrja, për shkak të së kaluarës së tij dhe të vëllait. Grupi hetimor nuk ka përjashtuar edhe dyshimet për vrasje me pagesë, për shkak të precizonit të lartë të atentatit dhe pajisjes së autorëve me automjete të shtrenjta.

1612183809_shkelzenkastrati.jpg

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet