Ekzekutimi mafioz i dy shqiptarëve në Athinë, mediat greke: Urdhri mund të jetë dhënë nga një bashkëkombas i tyre në burg
Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ekzekutimin mafioz të dy shqiptarëve, Kreshnik Çerçizaj, 41 vjeç dhe Armando Organaja 44 vjeç të cilt u qëlluan me breshëri plumbash në një lokal të Athinës. Sipas mediave greke, policia po heton një tjetër pistë ku dyshohet se urdhri për vrasjen e tyre mund të ketë ardhur nga brenda burgut.
Dy viktimat Armando Organja dhe Kreshnik Çerçizaj
Redaksia 22 Dhjetor 2022, 07:49 | Përditesimi: 22 Dhjetor 2022, 07:53
Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ekzekutimin mafioz të dy shqiptarëve, Kreshnik Çerçizaj, 41 vjeç dhe Armando Organaja 44 vjeç të cilt u qëlluan me breshëri plumbash në një lokal të Athinës. Sipas mediave greke, policia po heton një tjetër pistë ku dyshohet se urdhri për vrasjen e tyre mund të ketë ardhur nga brenda burgut.
Në informacionet e deritanishme të dhëna nga policia greke, mësohet se autori i ekzekutimit të dyfishtë ndodhet ende në Greqi. Duke qenë se Kreshnik Çerçizaj ka qenë i dënuan në burgun e Korydalos, dyshohet se urdhri për ekzekutimin e tij është dhënë nga një shqiptar brenda burgut me të cilin njihjej.
I përfshirë në krim ka qenë edhe një tjetër person i cili mendohet të ketë qenë bashkëpunëtor i autorit pasi i ka dhënë atij informacionet mbi çdo lëvizje të bërë nga viktimat. Pritet që policia të dalë në një përfundim nga mbikëqyrja e kamerave dhe analizimi i përgjimeve të telefonatave.
Më herët, u ngrit dyshimi se ekzekutimi i dy shqiptarëve mund të ketë lidhje me vrasjen në Tiranë të Edmond Papës, biznesmenit nga Saranda i cili ishte i dënuar më parë në Greqi për trafik droge. Pavarësisht se Edmond Papa nuk përmendet, të gjitha detajet e dhëna në artikull e lidhin ngjarjen me emrin e tij, duke bërë me dije se mes palëve mund të ketë pasur përplasje për trafikun e drogës.
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 08:42
Dëshmia e 31 vjeçares greke që u plagos gjatë atentatit ku u vranë 2 shqiptarët: Mendova se po hidhnin fishekzjarre për Kupën e Botës
Në dëshminë e dhënë nga 31 vjeçarja që mbeti e plagosur nga të shtënat ndaj dy shqiptarëve, thuhet se fillimisht kishte ndjerë një djegie në pjesën e pasme të trupit duke e bërë të mendonte se ishin fishekzjarre që ishin hedhur në kuadër të festimeve për Kupën e Botës.
“Nuk i kuptova të shtënat. Në fillim mendova se ishte fishekzjarre që binte për shkak të Kupës së Botës. Vrapova të fshihesha kur pashë të tjerët përreth meje gjithashtu duke u ulur. Pastaj ndjeva një djegie në pjesën e pasme të trupit dhe vura dorën. Më pas pashë që kam gjak”, tha 31-vjeçarja në polici.