TIRANË - Këshilli Drejtues dhe Aksionarët e Credins Bank kanë shprehur tronditjen për vrasjen e drejtorit të Përgjithshëm i Bankës Credins. Përmes një deklarate zyrtare, ndërsa i shprehin ngushëllimet familjes së të ndjerit, ata thonë se në një mbledhje të Këshillit Drejtues të Bnkës Credins u morën vendimet për vazhdimiësinë e veprimtarisë normale të bankës.
Deklarata e Këshilli Drejtues dhe Aksionarëve të Credins
“Të tronditur thellë nga ngjarja e rëndë, ku humbi jetën drejtori ekzekutiv i Bankës Credins, zoti Artan Santo, gjejmë forcën t’í shprehim ngushëllimin tonë të sinqertë familjes dhe bashkëpunëtorëve tanë.
Këshilli Drejtues i Bankës Credins është mbledhur sot dhe në zbatim të Statutit dhe kuadrit rregullativ në fuqi, mori vendimet e duhura për të siguruar vazhdimësinë e veprimtarisë normale të institucionit tonë. Informojmë publikun e gjerë dhe depozituesit se veprimtaria e Bankës Credins vazhdon normalisht aktivitetin në të gjitha degët e saj.”
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com