27-vjeçari Dino Ibrahimoviç, i cili u arrestua për vrasjen e shqiptarit Edmond Mustafa në Tivar nuk tha asnjë fjalë para gjykatës për eliminimin e një anëtari të dyshuar të klanit kriminal Skaljar, të cilit i përket edhe ai vetë. Në fund të seancës ai u la në burg.
Kujtojmë se Ibrahimoviç u arrestua dy ditë më parë, teksa po tentonte të arratisej nga Tivari pas krimit.
Mustafa u vra rreth orës 9 të mëngjesit të së martës 27 shkurt në Tivar. Sipas mediave malazeze, Mustafa dhe 28-vjeçari i dyshuar si vrasësi i tij, kanë qenë shokë më parë dhe ishin pjesë e klanit mafioz “Skaljar”.

Komente

