Sot do të zhvillohet ‘El Clasico’ Real Madrid-Barcelona e vlefshme për Kupën e Mbretit. Finalja do të jetë e gjashta mes dy superfuqive të futbollit, bilanci flet në favor të Barcelonës me rezultatin 3-2. ‘El Clasico’ në Valencia nuk do të ketë në fushë “Topin e Artë”. Lajmi është konfirmuar nga trajneri i Realit, Ancelotti duke shuar përfundimit shpresat e tifozëve për të parë Ronaldon në fushë përballë Barcelonës. “Nuk do të rrezikojmë me Ronaldon, prandaj ai nuk do të luajë, por ne kemi shumë lojtarë të tjerë cilësorë. Sigurisht që kemi humbur një lojtar të jashtëzakonshëm, por mungesa e Ronaldos do të jetë motivim për gjithë të tjerët.
Avantazhi i tyre është zotërimi i topit, ndërsa ne do të bëjmë lojën tonë me kualitetin dhe identitetin që kemi. Në lidhje me rreshtimin dhe formacionin titullar kam vendosur, por nuk do t’i them emrat e lojtarëve” deklaroi ai. Pas eliminimit nga Champions dhe zbritjes në vendin e tretë në kampionat, Kupa duket se është shansi i fundit për të dalë me trofe për Barcelonën. Trajneri Martino ka besim se ekipi katalanas do të bëjë kthesën e madhe pas humbjeve të fundit që rezultuan fatale për Champions dhe kampionat. “Nuk duhet të kërkojmë zgjidhje për gjërat që nuk bëmë dot në kompeticionet e tjera. Ajo që ndodhi, ndodhi dhe po e vuajmë akoma. Nuk ka motivim më të mirë sesa të mendosh se finalet luhen për t’u fituar.
Nuk besoj se të luash ndeshje finale është një rutinë, pasi çdo skuadër dëshiron t’i luajë ato vit pas viti. Është e rëndësishme sepse është finalja e Kupës së Mbretit dhe mbi të gjitha është një trofe që duhet fituar. Mendoj se duhet të mësojmë nga sfidat e kaluara për të mundur Realin. Barça e këtij sezoni është një ekip shumë transparent. Nëse luajmë mirë mendoj se do të fitojmë” deklaroi ai.
Në lidhje me humbjet e fundit argjentinasi tha “Ajo që na kërkohet është të jemi ekipi më i mirë i gjithë historisë së futbollit vit pas viti dhe kjo gjë është shumë e vështirë për t’u realizuar”. Ndërsa mungesën e Ronaldos, Martino e komenton kështu “Është një nga më të mirët në botë. Gjithsesi mendoj se nuk më takon mua të përgjigjem në lidhje me këtë temë” përfundoi ai. Ndeshjet ka një interes të madh botëror, pasi përplasen jo vetëm dy nga ekipet më të mirë në botë, por edhe dy emra të mëdhenj të merkatos së verës si Bale dhe Neymar.
Casillas
“Personalisht nuk besoj në asgjë që kemi parë te Barça në javën e kaluar. Ne kemi pasur një rrjedhë të shkëlqyer në Kupën e Mbretit dhe fitorja do të ishte qershia mbi tortë”, tha Casillas.
Pyjol
“Ndeshja e radhës është e vështirë, kundër një rivali të madh, u them tifozëve se ne do të japim gjithçka, duhet të qëndrojmë të bashkuar, dhe gjithçka do të jetë më e lehtë” tha Pujol.
Mesi
Laudrup del në mbrojtje të Mesit. “Në ndeshjet e fundit, nuk ka qenë në formën e tij më të mirë, por njerëzit e thanë të njëjtën edhe para Clasicos së parë dhe ai shënoi tre gola” tha Laudrup.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com