El Clasico edhe për rinisjen e futbollit, Ramos do të luajë ndërsa Pique kërkon kohë

El Clasico edhe për rinisjen e futbollit, Ramos do të luajë ndërsa Pique kërkon kohë

El Clasico e fundit për këtë sezon po luhet jashtë fushe dhe ka si protagonist COVID-19. La Liga ka bërë me dije se data 12 qershor është më e mundshmja për t’u rikthyer në fushë edhe në Spanjë por nuk janë të gjithë dakord. Me deklarata dhe qëndrime janë përplasur Sergio Ramos kapiteni i Real Madrid dhe Gerard Pique mbrojtësi i Barcelonës. E kjo në fakt nuk është hera e parë dhe as e fundit.

I rezervuar për rikthimin në fushë është Pique që thotë :” Mungon vetëm një muaj dhe do të nisim kampionatin pa luajtur asnjë ndeshje miqësore. Nëse mund të them mendimin tim edhe për të evituar ndonjë dëmtim disa ditë më tepër në dispozicion do të na bënin mirë” e mbyll Pique.

Ndërkaq mezi pret të zbresë në fushë kapiteni i Real Madrid Sergio Ramos që nënvizon:” Vendi ka nevojë për futbollin edhe në aspektin ekonomik edhe për faktin se do u largoje mendjen njerëzve nga virusi. Objektivi ynë si Real Madrid është që të jemi kampion” thekson Ramos.

Përgatiti Andi Kapxhiu

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tayna tregon momentin e arrestimit në Zvicër: Qëndrova 5 orë në burg

Tayna tregon momentin e arrestimit në Zvicër: Qëndrova 5 orë në burg