Barcelona ka sot mundësinë që të sigurojë titullin numër 29-të të La Ligas në Spanjë, ndërsa do ta bënte kundër Real Madridit në El Clasico. Ndeshja e programuar për të filluar sot në orën 21:00 pritet me interes nga tifozët, me biletat e 'Camp Nou' që janë shitur të gjitha disa ditë më parë. Katalanasve do iu mjaftonte një barazim kundër rivalit të përjetshëm, Realit të Madridit, me ndeshjen e sotme që do të jetë e 264-ta mes tyre në gjithë historinë.

Nga këto, 107 fitore kanë shkuar për Real Madridin, 105 janë fitore janë të Barcelonës, ndërsa 51 ndeshje mes tyre janë mbyllur në barazim. Sa u takon golave, Real Madridi ka shënuar 447 gola, kundrejt 439 golave të pësuar. Megjithëse shifrat janë në ekuilibër, 'Galaktikët' kanë një favor të lehtë sa i takon statistikave.

Sot Barcelona gjen një Real Madrid 'të dërmuar'. Me zero tituj, sherri mes Aurelian Tchouameni dhe Federico Valverde ka bërë që situata te madrilenët të jetë e nderë. Veç Valverdes që ka një traumë në kokë, mungesë e zyrtarizuar për trajnerin Alvaro Arbeloa është edhe ajo e Kylian Mbappe për shkak dëmtimi. Veç tyre, vijojnë mos jenë gati Carvajal, Militao, Guler, Rodrygo dhe Mendy.

Nga ana tjetër, trajneri Hansi Flick mori një lajm të rëndë vetëm disa orë para ndeshjes, teksa ka humbur të atin. Megjithatë, sipas medieve në Spanjë ai do të jetë në stol për të drejtuar Barcelonën. Katalanasit vijnë në nga një formë e shkëlqyer dhe do të kenë vetëm mungesën e yllit Lamine Yamal.

Formacionet e mundshme:

Barcelona (4-2-3-1): Joan Garcia; Cancelo, Martin, Cubarsi, Kounde; Pedri, Gavi; Fermin Lopez, Olmo, Rashford; Lewandowski Trajner: Hansi Flick

Real Madrid (4-4-2): Courtois; Alexander-Arnold, Huijsen, Rudiger, Garcia; Camavinga, Bellingham, Pitarch, Tchouameni; Vinicius, Diaz Trajner: Alvaro Arbeloa

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:56
Presidenti i Real Madridit 'bojkoton' El Clasicon, nuk do të jetë në 'Camp Nou'

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, nuk do të jetë sonte në 'Camp Nou' sonte për të parë El Clasicon kundër Barcelonaës . 'Mundo Deportivo' raportoi të mërkurën se presidenti i Real Madridit nuk do të udhëtojë me ekipin dhe klubi i Barcelonës e ka konfirmuar këtë në listën e të ftuarve VIP.

Përfaqësuesi më i lartë i Real Madridit do të jetë Emilio Butragueno , drejtori i Marrëdhënieve Institucionale të klubit, i cili do të jetë në tribunën VIP pavarësisht se fillimisht nuk kishte planifikuar të udhëtonte për në Barcelonë. Nuk do të ketë drekë zyrtare dhe as takim të zyrtarëve të të dyja klubeve.

Ora 15:03
Trajneri Hansi Flick humbet të atin pak orë përpara El Clasicos kundër Real Madridit

1778418244_hansiflick.jpg

Babai i Hansi Flick ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm, pak para ndeshjes Barça - Real Madrid (21:00). Trajneri i Barcelonës i informoi gjatë ditës si lojtarët ashtu edhe drejtuesit e klubit, por pavarësisht dhimbjes së madhe, ai pritet të jetë në pankinë sonte në përballjen vendimtare për titullin e La Ligës ndaj Real Madridit.

Ora 14:16
Zyrtare/ 'Dhimbje koke' për Arbeloan, Kylian Mbappe mungon sot në El Clasicon kundër Barcelonës

1778415587_kylianmbappe.JPG

Real Madridi ka konfirmuar se sulmuesi Kylian Mbappe nuk është në listën e të ftuarve për ndeshjen kundër Barcelonës, e cila luhet sot në orën 21:00 në 'Camp Nou' dhe mund t'i japë zyrtarisht trofeun klubit katalanas. Ylli francez nuk është shëruar në kohë pavarësisht raportimeve të mediave se do të ishte i gatshëm për të qenë titullar në El Clasico.

Reali ka bërë publike listën e të ftuarve, ku nuk mungon as Aurelien Tchouameni, pavarësisht sherrit që kishte me Federico Valverden (mbeti jashtë për shkak të traumave në kokë).

Lista e plotë:

Portierët: Courtois, Lunin, Mestre

Mbrojtësit: Alaba, Alexander-Arnold, Carreras, Garcia, Rudiger, Huijsen, Jimenez

Mesfushorët: Bellingham, Camavinga, Tchouameni, Thiago, Cestero, Palacios

Sulmuesit: Vinicius, Gonzalo, Brahim Diaz, Mastantuono.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 9 Maj, 13:00

    PS propozon masa më të ashpra për shoferët e dehur e ata të rinj, si iu duket?