Trajneri i Realit të Madridit, Anceloti vazhdon me polemikat për humbjen përballë Barcelonës në ‘El Clasico’. Italiani shprehet se arbitri vendosi rezultatin e ndeshjes, pasi paragjykoi Realin. Mallenco na paragjykoi për këtë arsye kemi protestuar për një karton të padrejtë.

Të shohim se çfarë do të vendosë Komiteti i Garës për Ramos. Duhet ta harrojmë sa më shpejt Barcelonën. Futbollistët janë stërvitur mire në një ambient pozitiv, por duhet ta ruajmë këtë moment të mirë duke fituar në transfertë me Sevillan.

Mendoj se ky kampionat është shumë i bukur pikërisht për faktin se të gjitha ndeshjet janë të vështira. Kemi parë shumë surpriza gjatë këtij sezoni” deklaroi ai. Ndërsa trajneri i Barcelonës mendon se në Spanjë nuk flitet shumë për futbollin e bukur që dhuroi ndeshja.

“Kur ke përballë lojtarë si Cristiano, Benzema apo Di Maria është e pamundur të mos vuash. Më vjen shumë keq pasi ishte një ndeshje ku mund të flitej shumë për futbollin, por vetëm për futbollin që nuk është folur” përfundoi ai.


d.b/shqiptarja.com