Lajmi është i pabesueshëm. Verën e kaluar Pep Guardiola ka tentuar që të sjellë në Gjermani yllin argjentinas të futbollit Leo Messi.
Sipas asaj që zbulon “El Mundo Deportivo”, Bayerni i Mynihut i ka ofruar Barcelonës plot 125 mln euro ndërsa katalanasit e kanë refuzuar ofertën sepse klauzola e prishjes së kontratës me Messin është 250 mln euro.

Gjithsesi verën që vjen, kjo shifër mund të arrihet edhe falë ndihmës së sponsorit ‘Adidas’ që është i gatshëm të japë pjesën tjetër të parave.

Për Messi duket se nuk janë të interesuara vetëm skuadrat gjermane dhe përfaqësuesit e Messit kërkojnë nga drejtuesit e Barcelonës që paga e argjentinasit të jetë të paktën sa ajo e Cristiano Ronaldos 18 mln euro në sezon.

Pra sfida mes Ronaldos dhe Messit vijon edhe jashtë fushe.

(v.gj/shqiptarja.com)