Mashtrimi me Call Centerat, 'El Pais': Spanja kërkon ekstradimin e Amant Josifit, u la i lirë nga Dubai

Mashtrimi me Call Centerat, 'El Pais': Spanja kërkon ekstradimin e Amant Josifit, u la i lirë nga Dubai

Amant Josifi

“El Pais” shkruan se Spanja po përpiqet që të arrijë ekstradimin e biznesmenit Amant Josifi i akuzuar për mashtrimin e qytetarëve të saj përmes call centerave.

Një gjykatë në La Seu d'Urgell lufton për të arritur ekstradimin e një biznesmeni shqiptar me banim në Dubai”, shkruhet në artikull.

Më herët gazeta spanjolle El Pais shkroi se Josifi, i shpallur në kërkim nga autoritetet spanjolle pasi dyshohet për mashtrimin e 17 mijë shtetasve të vendeve të BE-së përmes Call Center-ave është ndaluar më 6 shtator në Dubai, por më pas është lënë i lirë nga autoritetet e këtij shteti. 

Një nga avokatët e tij në Spanjë tha për “El Pais, se Josifi është thjesht një biznesmen që i kishte marrë me qira Call Center-at dhe nuk dinte se çfarë aktiviteti kryhej aty.

‘Pavarësisht kësaj, Josifi nuk është paraqitur para autoriteteve që po e kërkonin. Avokati i tij kërkoi paraqitjen e tij në këtë çështje dhe të mund të dëshmonte me videokonferencë.’- shkruan El Pais.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja