Stephan El Shaarawy i ka dhënë fund aventurës me Romën pas 3 vitesh e gjysmë në kryeqytetin Italian. Futbollisti 26-vjeçar ka zgjedhur në transferohet në Superligën Kineze pasi ka firmosur me Shanghai Shenhua.
Nga ky transferim Roma do të përfitojë 16 mln euro, ndërsa vetë ‘faraoni’ që ka firmosur një kontratë 3-vjeçare do të përfitojë 13 mln euro në total. Në Kinë aktualisht po luhet kampionati dhe Shanghai ndodhet në vendin e 14.
“Faliminderit Roma. Do t’i kujtoj dhe falenderoj gjithnjë tifozët e këtij ekipi, të gjithë personat që kanë punuar në këtë klub. Tani nis një aventurë e re,”- është shprehur shkurtimisht El Shaaraëy.
Sulmuesi vite më parë u konsiderua si një nga nga futbollistët me talent të jashtëzakonshëm teksa luante me Milanin, por me kalimin e kohës shkëlqimi i tij ra.