Elbasan, 11 persona arrestohen dhe 7 vihen nën hetim për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor

Elbasan, 11 persona arrestohen dhe 7 vihen nën hetim për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor

Foto nga policia gjatë kontrollit

Policia Rrugore e Elbasanit ka shtuar masat për të përballuar fluksin gjatë sezonit turistik veror dhe parandaluar aksidentet rrugore. Gjatë javës së kaluar janë proceduar dhe arrestuar 18 drejtues mjetesh nga të cilët, 3 janë arrestuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 8 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 7 të tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë. Janë pezulluar 25 Leje Drejtimi, nga të cilat 13 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara, 9 për drejtim mjeti në efektin e alkoolit dhe 4 për shkelje të tjera të parashikuara nga Kodi Rrugor. Edhe qytetarët kanë bashkëpunuar me policinë, pasi përgjatë javës janë bërë 76 raportime për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor.

Gjatë javës së kaluar janë proceduar dhe arrestuar 18 drejtues mjetesh, nga të cilët: 3 janë arrestuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 8 për drejtim mjeti pa Leje Drejtimi dhe 7 të tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë. Janë pezulluar 25 Leje Drejtimi, nga të cilat 13 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara, 9 për drejtim mjeti në efektin e alkoolit dhe 4 për shkelje të tjera të parashikuara nga Kodi Rrugor.

Gjatë javës së kaluar janë vendosur 1.183 masa administrative si tejkalim shpejtësie, mospërdorim rripi të sigurimit, përdorim celulari në timon apo shkelje të tjera të Kodit Rrugor. Masat e dhëna janë: 77 masa për shpejtësi tej normave të lejuara, 89 për mospërdorim të rripit të sigurimit, 123 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, 345 për parakalim të gabuar dhe 549 masa për shkelje të tjera të ndryshme të Kodit Rrugor. Policia Rugore falënderon qytetarët për besimin dhe bashkëpunimin e deritanishëm dhe i fton sërish për të denoncuar çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor në numrin 112 e Koimisariatit Dixhital, duke garantuar anonimat të plotë dhe kontrollet do të vazhdijnë me qëllim parandalimin e aksidenteve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lori: 20/08/2019 14:19

    Bravo qe e merrni seriozisht kete pjese. Shume e rendesishme per sigurine dhe edukimin e qytetareve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kapshticë/ 5 ditët  e fundit, mbi 42 mijë hyrje dhe dalje në pikën e kalimit kufitar, shqiptarët kthehen në vendlindje për festat

Kapshticë/ 5 ditët e fundit, mbi 42 mijë hyrje dhe dalje në pikën e kalimit kufitar, shqiptarët kthehen në vendlindje për festat