ELBASAN- Një efektiv policie është aksidentuar për vdekje mbrëmjen e djeshme në qytetin e Elbasanit. Sipas forcave blu, Besim Baha, 43 vjeç, efektiv policie në burgun e Peqinit teksa po udhëtonte me motor është përplasur nga një automjet në rrugën Elbasan- Hajdarëm.

Policia ka shpallur në kërkim drejtuesin e automjetit, Roland Osmani, i cili pas aksidentit është larguar nga vendi I ngjarjes. Dyshohet se aksidenti mund të ketë ndodhur për shkak të shpejtësisë dhe mungesës së ndriçimit në rrugë.
(sg/shqiptarja.com)