ELBASAN- Janë arrestuar mbrëmjen e sotme 6 persona për trafikim dhe shitje armësh në disa qytete të qarkut të Elbasanit gjatë një operacioni të koduar "Liqeni".
 
Gjithashtu, atyre u janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme armësh të llojeve të ndryshme, 20 fishekë, dhe dy automjete.
 
Të arrestuarit janë: Armand Musollari, Elton Cela, Ervis Nostimi, Astrit Musollari, banor i Pogradecit, Andi Balliu, dhe Florenc Alliu, banor të Librazhdit
 
Policia do të vijojë hetimet për të zbardhur ngjarjen e plotë mbi shtrirjen e aktivitetit të trafikut dhe të shitjes së armëve. Në ditët në vijim priten detaje të tjera rreth ngjarjes. 
 
Ndërkohë, në datë 13 shkurt, një kontroll i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm prangosi 6 presona kryesisht nga Gramshi, 2 prej të cilëve punonjës së Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit për përfshirje në një aktivitet kriminal të trafikut të armëve të ndryshme.

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)