ELBASAN- Arrestohet i dënuari me 18 vjet burg nga drejtësia greke. Operacioni i koduar ‘Rrebeshi’ ka cuar në kapjen e 36-vjecarit Sandri Cullhaj, i njohur dhe me emrin Altin Cullhaj, i cili rezulton person i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Sektori Kundër Krimeve të Rënda të Drejtorisë Policisë Qarku Elbasan pas informacioneve të siguruara në rrugë operative ka kryer arrestimin në banesën e tij në fshatin Shtërmen të komunës Gostimë në Elbasan. 

Ndalimi i tij u bë pasi autoritetet gjyqësore në Greqi ë, Gjykata Naflio, në bazë të vendimit të dhënë nga ana e saj më datë 07.06.2011, e ka dënuar këtë shtetas me 18 vite burg, për veprat penale “ Vjedhje me dhune në vazhdimësi, vjedhje, mbajtje pa leje e armëve të zjarrit dhe hyrjes se paligjshme ne territorin grek, krijim grupi kriminal” .

Sipas të dhënave që disponon policia e Elbasanit, 36-vjecari dyshohet të jetë autor i grabitjes së disa bankave në Greqi. Ndërkaq gjykata e Elbasanit ka caktuar ndaj t ij masën e sigurisë ‘Arrest në burg”.

(aq/jd/shqiptarja.com)