Kryetari i grupit të PS, Taulant Balla në një postim në Facebook shkruan se në qarkun e Elbasanit ka disa probleme me qarkullimin, ndërsa disa zona janë pa energji elektrike si pasojë e reshjeve të dendura të shiut në 24 orët e fundit.

“Reshjet e dendura të shiut në gjithë Qarkun Elbasan, të cilat siç parashikojnë meteorologët do të vazhdojnë edhe gjatë natës, kanë shkaktuar deri në këtë moment probleme në aksin rrugor kombëtar Librazhd-Prrenjas (ku po punohet aktualisht) dhe në disa akse rrugore rurale.

Situata më e vështirë janë dëmtimet në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike kryesisht në zonat malore: në Elbasan (njësitë Labinot Mal, Gjinar dhe Zavalinë), në Librazhd (njësitë Qendër, Lunik, Orenjë, Stëblevë, Hotolisht). Punonjësit OSHEE janë në terren për riparimin e defekteve. Nesër ora 10 mblidhet Shtabi i Emergjencave të Qarkut nën drejtimin e Prefektit Maksim Malaj” shkruan Balla.

d.b/shqiptarja.com