Elbasan, Basha me të rinjtë:
Do shfuqizojmë ligjin e arsimit

Elbasan, Basha me të rinjtë:<br />Do shfuqizojmë ligjin e arsimit
Kreu i opozitës në një takim me të rinjtë e Elbasanit i ka premtuar atyre se veprimi i parë që do të bëjë kur të vijë në pushtet do të jetë shfuqizimi i ligjit të arsmit të lartë.

Të rinjtë demokratë të Elbasanit kanë shpalosur për liderin e opozitës Lulzim Basha vështirësitë me të cilat po përballen duke u pamundësuar studimet e larta apo edhe duke mbyllur shumë biznese.

"Punësimi i të rinjve do të jetë prioritet i Partisë Demokratike. Për të realizuar këtë kërkohet një proces i lirë dhe i ndershëm zgjedhor, i cili wshtw prioritet mbi prioritetet i Partisë Demokratike", u shpreh Basha.

Kjo situatë sipas Kryetarit të PD-së Lulzim Basha vjen për shkak se në tre vite Edi Rama ka patur prirotet keqqeverisjen, në çdo sektor.

“Edi Rama është një kryeministër i rrëzuar nga ekonomia. I rrëzuar nga qindra, mijëra të papunë. I rrëzuar nga mijëra të tjerë të shpunësuar nga politika e tij e taksave të larta, e lakut në fytin e qytetarëve, e faturave të larta dhe afrofe të energjisë elektrike, të pensioneve që nuk u rritën kurrë, të çmimeve që rriten nga dita në ditë, të listave që shtohen, e të shpresës që vritet",shprehet Basha. 

Në këtë takim rinor kreu I PD-së  ka shpalosur programin qeverisës të PD, I cili sipas tij siguron një Shqipëri më të mirë pa Edi Ramën Kryeminsitër.


Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv 

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv