ELBASAN - Policia ka arrestuar një 53-vjeçari me akuzën e “Prodhimit  dhe  mbajtjes  pa  leje  të  armëve  luftarake  dhe  e  municionit”    dhe  “Kanosje”.

Rexhep  Bica,  banues  në Elbasan,  u arrestua pasi dyshohet   për  vendosjen  e   mjetit të   dyshuar  si   “Bombë  me  Telekomanë” . Bica të premten rreth orës 10:00 në vendin e quajtur “Tregu i   Fruta – Perimeve” kishte vendosur një bombul gazi të modifikuar.
 
Efektivat   e  policisë,  në bashkëpunim me forcat xheniere te repartit special RENEA,  bënë  të  mundur,  konstatimin  e   një  bombule  gazi , e modifikuar dhe disa fijeve elektrike së bashku me disa mekanizma të  tjerë,   të  ngjashme me ato që aktivizojnë  lendë  eksplozive.
 
Policia bën me dije se bombola e gazit që u gjet pas tregut të fruta perimeve nuk ishte e lidhur me detonatorë që mundësojnë shpërthimin e saj dhe sqaroi se bombula ishte e mbushur me rërë dhe kishte dy fije dhe një bateri.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)