Elbasan,devijohet projekti i ndërtimit
të rrugës në Shirgjan, banorët kundë

Elbasan,devijohet projekti i ndërtimit<br />të rrugës në Shirgjan, banorët kundë
Banorët e fshatit Shirgjan të Elbasanit, kanë protestuar sot kundër projektit të ndërtimit të rrugës.
 
Ata shprehen kundër, pasi sipas tyre projekti ka ndryshuar.
 
Traseja e devijuar e rrugës shtrihet mbi 30 shtëpi, të cilat për realizimin e projektit duhet të prishen.
 
Protestuesit pohojnë se nuk do ti lejojnë ti prishin shtëpitë e tyre dhe nuk do të ndalin protestat deri sa të marrin një zgjidhje. 

Shkak kryesor i protestës është fakti se rruga do të devijohet sepse me 7501 e kemi marrë me tapinë tokën dhe kemi ndërtuar këto objekte që do të prishen për interesa të firmës” tha një nga banorët.

Ndërsa një tjetër shton se, "Duket ashiqare që është një prekje e interesave të firmës, pavarësisht se preket thuajse gjysma e fshatit. Mënyra sesi e kanë devijuar rrugën ne na shqetëson jashtë mase. I bëjmë thirrje qeverisë, atij që ka ndryshuar projektin ta shikojë mirë këtë punë dhe të vijë t’i japë përgjigjie këtij populli” tha ai.


Më tej banorët shprehen se ky devijim i projektit është bërë për interesa të disa individëve, dhe firmës që po ndërton këtë rrugë.

protesta elbasan

protesta elbasan

protesta elbasan
 
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool