Mund të përfundonte tragjikisht por për fat, ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve ka shmangur ngjarjen e rëndë në Elbasan. Një fëmijë i vogël teksa ishte në shtëpi me nënën e tij e cila ishte duke përgatitur drekën, e ka mbyllur atë në ballkon.
Nëna ka dalë nga kuzhina një moment dhe teksa qëndronte në ballkon, djali i vogël i ka mbyllur derën nga brenda. Për pasojë ajo ka mbetur në ballkon, ndërsa në kuzhinë ka rënë zjarr. Zjarri për fat nuk shënoi pasoja në njerëz. Banesa e tyre ndodhet pranë shkollës "Ali Agjah" në qendër të qytetit.