ELBASAN- Opozita ka bojkotuar mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme në prefekturën e Elbasanit në kuadër të reformës territoriale. Këtë herë mungesës së anëtarëve të Partisë Demokratike në komisionin për reformën territoriale në këtë qark iu bashkëngjit edhe përfaqësuesi i PDIU-së.
 
Prefekti i Elbasanit Arben Kamami e vlerësoi si tejet pozitive këtë nismë, ndërsa në të njëjtën linë me të ishte edhe kryebashkiaku Qazim Sejdini, i cili kishte edhe disa sugjerime.
 
E njëjta tablo ka qenë edhe në mbledhjen e zhvilluar në prefekturën e Dibrës për ngritjen e grupit punës për reformën territoriale-administrative.
 
Përfaqësuesit e opozitës bojkotuan mbledhjen, ndërsa një gjë e tillë nuk u mirëprit nga prefekti Melaim Damzi.
 
Opozita vijon të kundërshtojë reformën territoriale, teksa sipas saj mazhoranca kërkon përfitime elektorale nëpërmjet kësaj reforme.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)