ELBASAN- Një ngjarje e rëndë është parandaluar ditën e sotme nga Policia e Elbasanit.  Pas marrjes së një telefonate nga një qytetar, ku një e moshuar rreth 80 vjeçe ishte në tentativë për t’u mbytur në lumin Shkumbin, uniformat blu kanë ndërhyrë dhe kanë ndaluar të moshuarën që të kryejë aktin e rëndë.

E moshuara nuk është identifikuar ende ndërsa policia ka bërë apel për ndihmë.

Ajo ka veshur një bluze krahë gjata ngjyrë blu, me një fund të gri me vija tē bardha , ku mban me vete një çantë dore ngjyre verdhë. Policia kërkon ndihmë për identifikimin e saj.

"Cilido  që kanë informacion për të moshuarën të telefonojnë në numrin 112" përfundon njoftimi i policisë.