ELBASAN- Një 37 vjeçar, pronar i një lokali është ekzekutuar me plumb në kokë në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, rreth mesnates,  në qytetin e Elbasanit. Policia bën të ditur se viktima Almir Cani është vrarë përpara shtëpisë së tij në lagjen Dyli Haxhire.

Sipas policisë autori ka thirrur viktimën të dalë nga shtëpia dhe më pas e ka ekzekutuar.  Autori është larguar në drejtim të paditur duke përfituar edhe nga errësira.
Almir Cani ishte pronar i një diskoje në lagjen ku banonte.

Pesë persona janë shoqëruar në komisariat për të zbardhur detaje rreth vrasjes. Mësohet se është identifikuar autori dhe po punohet për arrestimin e tij.
(sg/shqiptarja.com)