Elbasan/ Festa e fundvitit, nis shitja e gjelave te detit, rritësit e tyre ankohen se po importohen nga jashtë

Gjeli i detit që është i pranishëm thuajse në cdo tavolinë gjatë ndërrimit të viteve ka filluar të shitet tashmë nga tregtarët. Por ndryshe nga vitet e tjera, qytetarët duhet të bëjnë kujdes.

Këtë vit në tregun vendas, kryesisht në trevën e Peqinit, që njihet si zona e preferuar në të gjithë Shqiperinë, kanë nisur të tregtohen gjela të mbërritur nga Greqia, Turqia dhe Maqedonia. Si pasojë e importit nga jashtë rritësit tradicional të gjelave të ankohen dhe kerkojnë ndërhyrjen e organeve vendore për të parandaluar këtë fenomen.

Sipas banorëve, atyre u është dashur më shumë se 9 muaj për t'i rritur ato, ndërsa tregtarët jo vetëm që abuzojnë me emrin e trevës së Peqinit por i tregtojnë ato me 5 mijë lekë kg. Një kg gjel deti bio në zonën tradicionale të Peqinit në njësinë administrative Përparim varion nga 7-8 mijë dhe sipas rritësve pesha e tyre që janë rritur bio nuk i kalon 6-7 kg, ndërsa gjelat që vijnë nga jashtë kanë peshë që nis nga 8 deri në 12 kg.

"Këtu abuzohet sepse gjelat vijnë nga Pularia, Greqia dhe kohët e fundit janë futur edhe nga Maqedonia, që. i shesin nga 5-6 mijë lekë kilen. Ne pa 8 mijë lekë nuk i japim sepse ka kosto", u shpreh një rritës gjelash. "Cdo vit i rris vetë, i ushqej vetë...me misër, me koncentrat dhe kur vjen fundi i vitit tregu mungon sepse vijnë nga Greqia, Turqia dhe thojnë që janë zogj fshati. Kanë gjela mesatarë, jo gjela 12-13 kile. 6 kile e poshtë e 7 kile është gjeli i vendit", u shpreh një tjetër. "Pas datës 25, këta i fusin nga Greqia e Turqia. Por nuk jam vetëm unë që kam gjela, është i gjithë fshati që ka gjela", u shpreh një i tretë.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • reti: 09/12/2018 16:47

    kush ka xhep do bleje gjel vendi, kush nuk ka do bleje gjel importi. Ku qendron problemi ktu?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale