Elbasan, gripi “gjunjëzon
banorët, mjekët në gatishmëri

Elbasan, gripi “gjunjëzon<br />banorët, mjekët në gatishmëri
ELBASAN - Temperaturat e ulëta në të gjithë rajonin e Elbasanit kanë shkaktuar situatë kritike përsa i përket virozave të stinës, që më së shumti ka prekur banorët e zonave malore të qarkut të Elbasanit.
Sipas drejtorit të Drejtorisë së Shëndetit Publik, Bujar Klogjeri, “vetëm në tre javët e fundit në Elbasan numri i të prekurve nga gripi i ka kaluar rreth 2000, ndërsa për këtë situatë i gjithë personeli shëndetësor është në gadishmëri për të trajtuar në kohë të gjitha rastet e paraqitura si në ambulanca, ashtu edhe në shtëpi”.
Mësohet se në këtë stinë të ftohtë dimri të gjitha materialet e urgjencës janë të mjaftueshme për përballimin në çdo kohë të çdo situate.
Edhe në zonat malore, ku dëbora ka arritur rreth 100 centimetra, kjo drejtori ka shtuar stafin mjekësor dhe infermierët në ambulancat e zonës, me qëllim që të sëmurët me viroza të marrin medikamentet e duhura, pa qenë e nevojshme që të shtrohen në spital.

(aq/atsh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

VIDEO nga Shëngjini/ Digjet një shtëpi pushimi te Rana e Hedhun, flakët rrezikojnë dhe Kishën! Ndërhyn helikopteri

VIDEO nga Shëngjini/ Digjet një shtëpi pushimi te Rana e Hedhun, flakët rrezikojnë dhe Kishën! Ndërhyn helikopteri