Përpjekja për të grumbulluar një sasi të vogël skrapi, për të fituar një shumë të vogël parash, ka qenë fatale për një adoleshent në fshatin Bukani të Elbasanit. I riu po përpiqej të merrte disa shufra hekuri të soletës së ish-magazinës ushqimore, por për fatin e tij të keq, soleta ka rënë dhe e ka zënë poshtë.
Sipas policisë, trupi i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm, pasi familjarët kishin denoncuar zhdukjen e tij që prej mbrëmjes së djeshme, ndërkohë që ende nuk bëhet i ditur identiteti i të riut. ah/shqiptarja.com/
/Shqiptarja.com