ELBASAN- Një aksident me pasojë vdekjen e një 20 vjeçari ka ndodhur në orët e vona të së dielës në aksin rrugor Elbasan – Bradashesh, në vendin e quajtur “ Fabrika e Tullave”.
Burime të Policisë lokale thanë se “shtetasi Shkëlqim Musta, 50 vjeç, me banim ne fshatin Labinot Fushe, qe drejtonte automjetin tip Ford me targa EL 9850 A, ka humbur kontrollin e mjetit ku për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme djali i tij, 20 vjeçari Armando Musta, i cili ishte pasagjer".
Grupi hetimor i cili u dërgua në vendin e ngjarjes po punon për sqarimin e saktë të rrethanave të aksidentit. Mësohet se në gjendje kritike ndodhet edhe drejtuesi i mjetit, ndaj të cilit do të merret masa e arrestit për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” raporton atsh.
/Shqiptarja.com