ELBASAN- Një makinë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në qytetin e Elbasanit. Makina me targa AA 129 AB ishte parkuar pranë përroit të Zaranikës. Nga të dhënat e para mësohet se automjeti është djegur plotësisht. Policia nis hetimet për të zbuluar nëse kemi të bëjmë më një zjarrvënie të qëllimshme apo aksidentale.
(sg/shqiptarja.com)