Një aksident rrugor ka ndodhur sot në Elbasan, ku drejtuesi i një mjeti ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në lumë. Ngjarja është shënuar në fshatin Gostimë-Gjyralë, ku mjeti tip 'Fiat' ka rënë në lumë dhe për pasojë janë plagosur dy persona, njëri prej të cilëve është nisur drejt Tiranës.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor, në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit me të dhëna: Panajot Beqiri, 31 vjeç banues në fshatin Gostimë Cërrik. Arrestimi i tij u bë pasi në rrugën automobilistike në fshatin Gostimë – Gjyralë tek ura e zallit të fshatit Gostimë duke drejtuar mjetin tip “Fiat” ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumë.
/Shqiptarja.com

Si pasojë, është dëmtuar drejtuesi i mjetit i cili ndodhet në spitalin e Elbasanit jashtë rrezikut për jetën dhe pasagjeri shtetasi Xh.B., 23 vjeç banues në fshatin Gostimë, i cili pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në Elbasan, është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor" parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.
d.gj/ Shqiptarja.com