ELBASAN- Një makinë ka aksidentuar një kalimatar në Elbasan mesditën e sotme në unazën Lindore.

Informacione nga Elbasani bënë të ditur se makina me targa greke pas përlasjes është larguar menjëherë nga vend i ngjarjes duke mos i dhënë asnjë ndihmë kalimtarit 65 vjeç, Shyqyri Likrama.  Kanë qenë kalimtarë të rastit që e kanë transportuar të aksidentuarin në kirurgjinë e qytetit.

Sipas mjekëve gjendja e 65-vjeçarit është e rëndë sepse ka marrë fraktura të shumta në pjësë të ndryshme të trupit.

Policia është vënë në ndjekje të drejtuesit të mjetit që shkaktoi aksidentin, ndërsa ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes.

aksidenti elbasan
(Në foto: Policia në vendin ku ndodhi aksidenti) Foto të tjera

Në Unazën Lindore të Qytetit të Elbasanit ndodhin shpesh ngjarje të rënda si pasojë e mungesës së tabelave të orientimit.

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)