ELBASAN - Një aksident më pasojë një të plagosur rëndë është shënuar mesditën e sotme në unazën lindore të qytetit të Elbasanit.

Një 65 vjecar është përplasur nga një autoveturë,drejtuesi i së cilës është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. I aksidentuari, Shyqyri Likrama, është dërguar me urgjencë në spitalin e Elbasanit ku ndodhet nën kujdesin intensiv të bluzave të bardha.

Policia është vënë në ndjekje të drejtuesit të mjetit që shkaktoi aksidentin,ndërsa ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes.

Redaksia online
(e.c/shqiptarja.com)