“Nuk ka pasur mbifaturime. Ka pasur gabim njerëzor dhe kemi marrë masa deri në largim nga puna” tha ai.
Por ky pretendim i kreut të Operatorit të Shpërndarjes së energjisë Elektrike Bukurosh Maçi është kundërshtuar nga këshilltari demokrat Himçi i cili ka thënë se kjo është e pafalshme.
“Të thuash që nuk ka pasur mbifaturim të energjisë elektrike është një gënjeshtër e madhe”.
Ndërkohë, kryetari i Bashkisë Elbasan, Qazim Sejdini tha se ky është një shqetësim i qytetarëve dhe duhet verifikuar.
“Është shqetësimi i qytetarëve dhe duhet verifikuar çdo mbifaturim” tha Sejdini.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)