Një banesë në qendër të Elbasanit është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të marte.

Sipas informacioneve paraprake dyshohet se zjarri është shkaktuar si pasojë e një shkëndije elektrike.

Zjarrfikësja ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka bërë të mundur shuarjen dhe mos përhapjen e flakëve rreth banesave përreth.